-
Abstenoi komisionin hetimor për ‘TIMS’, Petro Koçi për Report Tv: Anëtarët duhej të pajiseshin me certifikatë sigurie, do kenë akses në informacione të klasifikuara
Deputeti socialist, Petro Koçi doli nga rreshti dhe abstenoi gjatë procesit të votimit për ngritjen e komisionit hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS. I ftuar në Report Tv, Koçi shpjegoi arsyen përse abstenoi dhe nuk ngriti kartonin jeshil njëjtë si kolegët e tij socialistë.
22 Mars 2024, 14:07 -
Abstenoi komisionin hetimor për 'Shëndetësinë', Braçe për Report Tv: Berisha u tërhoq nga hetimi i dy koncesioneve klienteliste! Hemodializa e laboratorët, të lidhura me Allajbeun
Deputeti socialist Erion Braçe tregon për Report Tv pse abstenoi ngritjen e Komisionit hetimor për Shëndetësinë. Thotë se Berisha e kërkon komisionin të deligjitimojë SPAK, Ndërsa tërheqjen e Rithemelimit nga hetimi i hemodializës dhe laboratorëve spitalorë të lidhura me Spitalin Amerikan dhe biznesmenin Allajbeu, Braçe thotë se Berisha ka dashur të mbrojë klientin e tij.
22 Mars 2024, 11:20 -
Kuvend/ PS e Rithemelimi bashkojnë votat, ngrejnë komision hetimor për Shëndetësinë e TIMS! 12 orë seancë! Basha përjashtohet, akuzon për pazare me reformën zgjedhore
Mbrëmjen e sotme Partia Socialiste dhe deputetët e Rithemelimit bashkuan votat në Parlament për të ngritur dy komisione hetimore. Seanca e cila vijoi nga ora 10:00 e paradites u bojkotua nga PD pasi Nikolla përjashtoi kryetarin e kësaj partie Lulzim Basha.
21 Mars 2024, 07:32 -
Marrëveshja Rithemelimi-PS/ Dy komisione hetimore dhe grup dialogu për ligjet me 84 vota! Bardhi fton PD, Basha e refuzon
Seanca e kësaj të enjteje do të jetë e para normale pas 5 muajve, teksa kaosi i Rithemelimit pritet t’ia zërë vendin diskutimeve dhe votimit me votat e të dyja palëve të dy komisioneve hetimore. Bardhi ka bërë publik edhe emrat e anëtarëve që do të përfaqësojnë Rithemelimin, ndërsa njoftoi se për Bashën një vend i është rezervuar vetëm te grupi me 6 anëtarë që PS dhe opozita do të ngrejnë për ligjet me shumicë të cilësuar
20 Mars 2024, 12:20