TIRANË- Deputeti socialist, Petro Koçi doli nga rreshti dhe abstenoi gjatë procesit të votimit për ngritjen e komisionit hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS. I ftuar në Report Tv, Koçi shpjegoi arsyen përse abstenoi dhe nuk ngriti kartonin jeshil njëjtë si kolegët e tij socialistë.
Në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Koçi tha se abstenoi pasi në gjykimin e tij, të gjithë ata persona që do kenë akses në informacione të klasifikuara duhet të pajisen me certifikatë sigurie. Koçi tha se propozimin e tij e tha në Kuvend, por nuk pati asnjë reagim dhe kështu abstenoi.
“Abstenova, se para se të niste votimi i pr.ligjeve dhe pr.vendimeve, mora fjalën për procedurë dhe thashë që kur të vijmë te komisioni për TIMS kam thënë që ata do jenë pjesë e këtij komisioni duhet të jenë me certifikatë sigurie. Salianji është anëtar i komisionit të sigurisë, por në momentin që në atë komision administrohen informacione të klasifikuara ata nuk mund të kenë kontakt me informacione të klasifikuara në momentin që s’kanë certifikatë sigurie.
![]()
Duhet të bëhet kujdes që në procedurat e funksionimit, në momentin që do ketë kontakt me të dhëna sensitive, atëherë ata individë që s’kanë certifikatë sigurie i duhet shmangen. Janë çështje që kërkojnë disiplinë shumë të rreptë, sepse nëse këto kritere shkelen atëherë do mbahet përgjegjësi penale”, tha Koçi.
Sa i takon dakordësisë me Rithemelimin për kthimin e Kuvendit në normalitet, Koçi tha se opozita e kuptoi që ajo rrugë nuk i çoi gjëkundi dhe i “vendosën gishtin kokës”.
SI.E./Shqiptarja.com“Gjykoj se Rithemelimi nuk kishte rrugë tjetër. Disa muaj dhunë, pamje dhe një imazh komprometues nuk e çoi asgjëkund. Përpjekja që procedim Berishës të mund të intimidojë frikësojë nga politika dështoi. Ata donin një rrugëdalje. Aty ka qenë, mendoj se më në fund i vunë gishtin kokës dhe prandaj u kthen në normalitet. Ishte një sjellje e padenjë, i rrëzonte në vlerësimin e publikut.
Pranuam kërkesën kushtetuese të opozitës me komisionet hetimore. I qëndruam vlerësimit paraprak që kemi patur, kemi thënë që komisione hetimore po, por pasi të kemi pasqyruar vendimet e GJK në ligjin përkatës. Të dhunuarit për të mos fjalën ishim ne, se ata nuk donin ta merrnin vetë”, tha Koçi.
Komente

