-
Tre firma 3.7 mln euro shitje fiktive kompanisë '5D', 1 në pranga dhe 2 detyrim paraqitjeje! Prokuroria e Tiranës: Përfituan 1 mln €
Kompania 5D rezulton të ketë përdorur faturat fiktive të këtyre subjekteve për të rritur artificialisht vlerën e shpenzimeve në punët publike të tenderuara nga Bashkia Tiranë. Nw burg Ilir Allmeta, detyrim paraqitjeje Ermir Gjoklaj dhe Mirash Lula.
30 Tetor, 11:46 -
-
-
Gjyqi ndaj tre ish-drejtorëve të bashkisë Tiranë për dosjen 5D! Financierja, punonjësi dhe ish-drejtori i UKT dëshmojnë për lidhjet me Qaton e Mollën
Në seancën e sotme ndaj tre ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, kanë dëshmuar financierja, një punonjës dhe ish-drejtori i UKT-së. Molla, Qato dhe Tusha u arrestuan në muajin mars të vitit 2024 për dosjen 5D.
18 Shtator, 14:13 -
Dosja 5D/ Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-drejtorit të bashkisë Tiranë
Gjykata e Posaçme i ka rrëzuar kërkesën ish-drejtorit të bashkisë së Tiranës Redi Molla - ku ky i fundit ka kërkuar t’i ndryshohet masa e sigurisë nga burg në arrest shtëpie. Ndaj Redi Mollës rëndon akuza e korrupsionit, pastrim parash dhe mosdeklarim i parave.
1 Gusht, 13:38 -
Dosja 5D/ GJKKO dënon me 4 vite burg 5 ish-zyrtarët e Bashkisë Tiranë për ‘shkelje të barazisë në tenderë’! Përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar
Një tjetër fraksion i dosjes 5D ka përfunduar me vendim fajësie në GJKKO. Gjykata e Posaçme ka dhënë 4 vite burg gjithsej për 5 të pandehur për rastin e shkeljeve në tenderin për rikonstruksionin e sheshit të parkimit te Selman Stermasi në tetor 2019.
17 Qershor, 13:12 -
Dosja 5D, seanca shtyhet për shkak të mosformimit të trupës gjykuese
Seanca për Dosjen 5D u shty për shkak të mungesës së gjyqtarit Erjon Bani, i cili ndodhet në një trajnim të paracaktuar. Trupa gjykuese nuk u formua pasi Elsa Ulliri kishte dhënë dorëheqjen. Seanca e radhës u caktua më 10 qershor, ora 12:00.
5 Qershor, 10:34 -
Fraksioni II i dosjes 5D/ GJKKO dënon drejtoreshën e Klubit të Tiranës dhe 3 të tjerët! Asnjë nuk shkon në qeli, të gjithëve u konvertohet në shërbim prove
Jepet vendimi për fraksionin e dytë të dosjes 5D. Drejtoresha e klubit të Tiranës dhe tre të tjerët, të cilët ndodheshin në masën ‘detyrim paraqitje’, nuk do të shkojnë në qeli pasi dënimet konvertohen në shërbim prove.
28 Maj, 12:21 -
-
Dosja ‘5D’/ Mungoi një prej avokatëve, GJKKO shtyn për më 19 maj gjyqin ndaj tre drejtorëve të Bashkisë dhe të tjerëve! Mbrojtësit: Pse u rrëzua gjykimi i shkurtuar
Disa nga mbrojtësit ligjorë i kërkuan gjykatës t’ju vërë në dispozicion vendimin e arsyetuar për refuzimin e gjykimit të shkurtuar. Seanca e radhës u la të zhvillohet më 19 maj, në orën 13:00, teksa pritet përgjigja e GJKKO-së ndaj avokatëve
30 Prill, 15:55 -
Fraksioni II i dosjes 5D/ SPAK jep pretencën, kërkon 1 vit burg për drejtoreshën e klubit ‘Tirana’, nga 9 muaj për tre të tjerët
SPAK ka dhënë pretencën për grupin e dytë të dosjes “5D”. Për drejtoreshën e klubit sportiv “Tirana” kërkon 1 vit burg, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar të reduktohet në 8 muaj. Për Teuta Guri, Renaldo Gjerazi dhe Gentjan Meraj, kërkoi dënimin me 9 muaj burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar 6 muaj.
23 Prill, 13:40 -
Gjyqi për dosjen 5D, shtyhet seanca e parë në GJKKO! Më 30 prill e radhës
Në Gjykatën e Posaçme u shty sërish seanca e parë për dosjen “5D”. Shkak për shtyrjen e seancës u bë zëvendësimi i avokatit të Redi Mollës, ndërsa një tjetër mbrojtës kërkoi kohë të njihet me aktet. Seanca e radhës u la më 30 prill.
17 Prill, 10:19 -
Dosja 5D/ GJKKO rrëzon kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar, SPAK kërkon kohë për dëshmitarët dhe provat
Në seancën e parë të mbajtur pasi dosja 5D kaloi për gjykim, GJKKO nuk ka pranuar gjykimin e shkurtuar për të pandehurit, ish zyrtarë të bashkisë së Tiranës. SPAK ka kërkuar kohë për të përgatitur listën e dëshmitarëve dhe parashtrimin e provave për çështjen penale.
3 Prill, 10:45 -
Dosja ‘5D’/ GJKKO kalon për proces fraksionin e dytë, të pandehur 9 anëtarët e Komisionit të Ofertave në Bashkinë e Tiranës! Pranohet gjykimi i shkurtuar, ja për çfarë akuzohen (EMRAT)
Sipas SPAK, është provuar se anëtarët e KVO, nuk kanë ushtruar në përputhje me ligjin detyrën e tyre për vlerësimin dhe klasifikimin e ofertave, por kanë vlerësuar dhe klasifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik bashkimin e operatorëve ekonomikë “V.A.S Konstruksion” sh.p.k dhe “Rroku Guest”, të cilët kanë qenë të paracaktuar
18 Mars, 14:09 -
-
Tiranë/ Tre orë seancë paraprake për dosjen 5D, Gjykata e Posaçme e shtyn dhe do të shprehet më 14 Shkurt
Gjykata e Posaçme pasi dëgjoi SPAK dhe palët, vendosi që të shprehet më 14 Shkurt, nëse do të kalojë apo jo çështjen për gjykim. Të pandehur ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës dhe ish-zyrtarë të tjerë. 9 ish-zyrtarë të akuzuar në dy fraksione të dosjes
4 Shkurt, 16:10 -
Dosja '5D' fraksioni II/ Dhanë tenderin e “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana” dy ish drejtorëve! SPAK çon në gjyq 9 zyrtarët e bashkisë Tiranë
SPAK kërkon gjykim për shkelje të barazisë në tendera për 9 zyrtarë të bashkisë Tiranë. I dhanë tendera ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë, Redi Molla e Mariglen Qato pronarë të firmës 5D
8 Janar, 14:36 -
Drejt gjykimit, SPAK përforcon dosjen '5D' me 2 prokurorë
Hetimit të dosjes “5D”, i shtohet krah Klodian Brahos, edhe prokurorja e posaçme Anila Jella. SPAK ka kërkuar nisjen e gjykimit, por seanca paraprake u shty për më 28 janar për shkak se mungonte një nga avokatët e të pandehurve, të cilët siç mësohet jo zyrtarisht, do të kërkojnë gjykim të shkurtuar.
8 Janar, 12:32 -
Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë! Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro
Prokuroria e posaçme ka përfunduar hetimet ndaj ish drejtorëve të Bashkisë Tiranë, Redi Molla e Mariglen Qato dhe bashkëpunëtorëve të tyre të cilët i akuzuan për korrupsion, fshehje pasurie e pastrim parash.
26 Dhjetor 2024, 15:40 -
Dosja 5 D, Gjykata e Lartë lë në burg dy ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë
Dy ish- drejtorët e Bashkisë Tiranë Mariglen Qato dhe Redi Molla do vijojnë qëndrimin në qelinë e paraburgimit. Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e të dyve për vendimin e dhënë nga Apeli në datë 31 korrik të këtij viti.
4 Dhjetor 2024, 16:36
