-
‘Diaspora për Shqipërinë e lirë’ shijon fitoren, Florjan Haçkaj: Të gjithë të votojnë! Vetëm 2 % e anëtarëve tanë patën probleme
Vota e emigrantëve është sot një realitet historik, por gjithçka nisi nga një padi në Gjykatën Kushtetuese që bëri shoqata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” në vitin 2021. Sot aktivistët shijojnë frytet e nismës së tyre, dhe Florjan Haçkaj thotë për Report TV se vetëm 2% e anëtarëve të lëvizjes, patën probleme me zarfet.
2 Maj, 16:26 -
Eduard Zaloshnja: Greqia, gangrena e zarfeve të KQZ-së
Nëntë ditë para zgjedhjeve të 11 majit, plot 26500 zgjedhës të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit nuk i kanë marrë ende zarfet e dërguara nga KQZ-ja me DHL. Shumica dërrmuese e këtyre që ende nuk i kanë marrë zarfet e KQZ-së banojnë në Greqi.
2 Maj, 14:15 -
Problematikat/ KQZ njoftim për emigrantët në Korfuz: Nga 2-4 maj, zarfet zgjedhore mund t'i tërhiqni ose dorëzoni në këto pika të shërbimit postar
KQZ ka njoftuar se në datat 2-4 Maj, shërbimi postar do të jetë i pranishëm në katër pika të ndryshme në Korfuz, ku emigrantët do të kenë mundësi të marrin dhe dorëzojnë zarfet zgjedhore.
2 Maj, 12:05 -
Mbërrijnë 130 mijë vota nga diaspora! Në Greqi, 10 mijë emigrantë ende s’kanë marrë zarfin! KQZ thirrje: Shkoni fizikisht në degët postare
Rreth 20 mijë emigrantë nuk i kanë marrë ende materialet zgjedhore nga posta. 10 mijë prej tyre, në Greqi. Diaspora atje nuk po e merr kollaj vlerën e votimit. Pikat e shpërndarjes janë shtuar dhe KQZ i bën thirrje emigrantëve të shkojnë e të votojnë në vend në këto adresa.
2 Maj, 10:17 -
Greqia ‘surpriza’ e keqe e diasporës, janë kthyer vetëm 1/5 e zarfeve me votë! Ndërhyri KQZ dhe ambasada, përmirësim 24 orët e fundit
Kur mbeten edhe 10 ditë nga zgjedhjet, Greqia është surpriza më e keqe për votën e diasporës shqiptare. Kompania postare atje shkaktoi probleme me dorëzimin e zarfeve zgjedhore tek emigrantët tanë. Vetëm pas ndërhyrjes intensive të KQZ-së dhe Ambasadës shqiptare në Athinë, shifrat kanë filluar të përmirësohen. Megjithatë, nga Greqia kanë ardhur më pak se 20% e votave që priten.
1 Maj, 16:57 -
-
'Një ditë vjen Muli, Saliu anuloi takimet', Gonxhja ironizon PD: Në ditën e saj më të zezë, në terren nuk kemi asgjë
Kandidati për deputet i PS, Blendi Gonxhja i ftuar në Report Tv ironizon edhe kundërshtarët politikë. Sa i takon zonës që ai vetë është i deleguar, në njësinë numër 6, Gonxhja thotë se PD është thuajse inekzistente. Për Gonxhen, PD është në ditën e saj më të zezë s
30 Prill, 19:32 -
-
Zgjedhjet/ Blendi Gonxhja për Report Tv: Në Tiranë, PS merr të paktën 20 mandate! Vota e diasporës historike! Ku i gjeti PD, 6 mln dollarë për lobimin?
PS synon të paktën 20 mandate në qarkun e Tiranës. Ndërsa na ndajnë vetëm 11 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kandidati i PS, Blendi Gonxhja tregon për Report Tv pritshmëritë e socialistëve për votën e diasporës, proces të cilin e quan historik. Ironizon edhe kundërshtarët për kontratën e lobimit 6 mln dollarë.
30 Prill, 18:34 -
Iu dërgua zarfi bosh, KQZ ridërgon fletët e votimit për 6 emigrantë, ndryshon QR kodi për siguri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të ridërgojë dokumentacionin zgjedhor për 6 votues shqiptarë jashtë vendit, të cilëve më herët u ishte dërguar zarfi bosh, pa fletë votimi. Votuesit ndodhen në Itali, Gjermani, Francë, Greqi dhe Shtetet e Bashkuara.
30 Prill, 17:22 -
Rekord votash nga diaspora, avioni i fundit solli 25 mijë, përmirësohet Greqia, por prapë ngelet më problematike
Sot është shënuar rekordi i votave të mbërritura nga diaspora, rreth 25 mijë. Numri total i votave aktualisht në KQZ është 96,304. Vijon të mos ketë përmirësim numri i zgjedhësve që akoma nuk e kanë marrë pakon nga posta, i cili është 29,358.
30 Prill, 15:29 -
‘Diaspora dhe gratë do të bëjnë ndryshimin’, Topalli: Ato s’pranojnë që baballarëve të fëmijëve t’u thonë çyryk
E deleguara politike për diasporën, Jozefina Topalli në një konferencë për mediat tha se diaspora dhe gratë do të bëjnë ndryshimin në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Topalli komentoi edhe deklaratat e Ramës, kur thotë se burrat që votojnë kënetën janë politikisht “çyryk”.<
30 Prill, 13:09 -
Vota e diasporës/ PD denoncon problemet: Kompania po shkel standardet, KQZ të marrë masa! Topalli-emigrantëve: Merreni zarfin vetë në postë, sakrifikoni
Opozita denoncoi sot problemet me postën në diasporë, duke i kërkuar KQZ dhe SPAK të ndërhyjë. Jozefina Topalli iu kërkoi emigrantëve të sakrifikojnë e ata marrin e dorëzojnë vetë zarfin e votës. Greqia vijon të jetë problem, ndërsa në Shqipëri kanë ardhur tashmë mbi 90 mijë vota nga jashtë.
30 Prill, 12:54 -
VIDEO/ ‘Detyra ime është krejt tjetër...!’ Kontrata e lobimit të PD, Topalli i bën ‘bisht’ pyetjes së gazetarit dhe zbaton urdhrin e Berishës: Partia e ka sqaruar!
Drejtuesja Politike e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli iu shmang përgjigjes shteruese për pyetjen rreth kontratës së lobimit 6 mln dollarë, me kompaninë amerikane “Continental” në SHBA nga selia blu.
30 Prill, 12:29 -
Zgjedhjet/ Mbërrijnë 84783 vota nga emigrantët në KQZ, rreth 30 mijë zarfe janë ende pa u dërguar nga kompania postare
Rreth 15 mijë vota të dërguara nga emigrantët në 24 orët e fundit, Celibashi i kërkon kompanisë postare shpërndarjen e zarfeve të mbetura. Në total KQZ ka dërguar 245935 zarfe në total, nga të cilët konfirmohet se janë postuar në destinacion nga kompania e kontraktuar 216577 zarfe
30 Prill, 11:42 -
Problematikat me shpërndarjen e fletëve të votimit jashtë vendit, ambasada shqiptare në Greqi: Ja pikat postare ku do të punohet me orare të zgjatura!
Ky njoftim vjen pas ankesave të shumta për problematika lidhur me shpërndarjen e zarfeve me materialet zgjedhore për votuesit jashtë vendit, shumë prej të cilave të raportuara në Greqi.
30 Prill, 11:12 -
Pas PS-së dhe PD depoziton ankesë në KQZ për votën e emigrantëve: Është shkelur protokolli nga kompania postare, të hetohet nga SPAK
Sipas PD në disa raste zarfet me materialet zgjedhore nuk janë dorëzuar personalisht tek votuesit, por janë marrë nga persona të tjerë, pa u kryer verifikimi i identitetit dhe pa firmë nga zgjedhësit.
29 Prill, 21:06 -
“Jemi disa herë më mirë se ata që e kanë traditë votën e diasporës”, KQZ: DHL do i marrë lekët nëse shërben me korrektësi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i kënaqur me transportimin e votës së diasporës. Ilirjan Celibashi tha se procesi nuk ka dështuar, përkundrazi ai po ecën mirë, pavarësisht disa problemeve. KQZ nuk i ka dhënë akoma asnjë lek DHL-së, pasi do të vlerësohet më fund sipas shërbimit të kryer
29 Prill, 15:47 -
Eduard Zaloshnja: Vetëm 1/3 e emigrantëve që e kanë marrë zarfin e KQZ-së, e kanë dërguar deri më sot votën e tyre
Plot 217 mijë zgjedhës në emigracion e kanë marrë në dorëzim deri më sot zarfin nga KQZ, në adresat që kanë dhënë kur u regjistruan për të votuar. Por vetëm 1/3 e tyre e kanë dërguar votën deri më sot në KQZ.
29 Prill, 14:09 -
Celibashi: Kanë ardhur mbi 70 mijë vota, 30 mijë zarfe s’janë dërguar ende, por ka ende kohë! Kompania postare s’ka marrë pagesë, kontrata publike pas procesit
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u shpreh sot për mediat se deri tani 70 mijë emigrantë kanë kthyer fletët me votat e tyre për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, nga mbi 245 mijë pjesëmarrës të regjistruar për këtë proces.Ky numër i korespondon shifrës 30% të pjesëmarrjes deri t
29 Prill, 12:24
