-
Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit, 2 punonjësit në gjendje të rëndë
Pronar i një hoteli në Dhërmi dhe dy punonjësit kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonin me ndriçimin e jashtëm pasditen e sotme dhe u dërguan në spital. Mirëpo pronari nuk ka mundur t'iu mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital. Gjendja e dy punonjësve mbetet e rëndë.
18 Maj, 18:41