Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit, 2 punonjësit në gjendje të rëndë

Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit, 2 punonjësit në gjendje të rëndë

Pamje nga vendngjarja

DHËRMI - Pronari i hotelit 'Hilton' dhe dy punonjës të tij ranë në kontakt me rrymën elektrike teksa po kryenin disa punime me ndriçimin e jashtëm të hotelit pasditen e sotme.

Si pasojë ka ndërruar jetë në spital pronari i hotelit, Aldo Metani, ndërsa dy punonjësit E.H. dhe K.N., janë në gjendje të rëndë, bëjnë me dije burime për Report Tv. 

Tre shtetasit pas kontaktit me energjinë elektrike u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, por pronari i hotelit nuk ka mundur t'iu mbijetojë plagëve të marra gjatë kontaktit. Mbetet për t'u parë në vijim gjendja e dy punonjësve të tjerë. 

Siç bën me dije gazetari i Report Tv, Armand Xhelili 3 personat kanë qenë duke vendosur një shtyllë ndriçimi të jashtëm, ndërkohë që janë afruar me linjën e lartë të tensionit të lartë dhe ka rënë masë. Ndërkohë pritet të mbërrijë helikopteri për të dërguar drejt Tiranës dy punonjësit në gjendje të rëndë.

'Në vijim të informacionit paraprak të dhënë, për tre shtetasit të cilët ranë në kontakt me energjinë elektrike në ambientet e jashtme të një hoteli në Dhërmi, ju informojmë se shtetasi A. M., rreth 40 vjeç, pronari i hotelit, ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve, ndërsa dy punonjësit e dëmtuar do të transportohen për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë.', thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq, grupi hetimor shkoi tek hoteli për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

'Rreth orës 17:25, në Dhërmi, shtetasit A. M, E. H, dhe K. N, (pronari dhe 2 punonjës të një hoteli), dyshohet se duke punuar me ndriçimin e jashtëm të hotelit, aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë janë dëmtuar. Të tre shtetasit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.', thuhet në njoftimin paraprak.

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dritan: 19/05/2024 13:01

    HotelI quhet HILDON che jo HILTON

    Përgjigju
  • Po mër po: 19/05/2024 09:17

    Hotel me standarte. Kështu do i plagosin dhe pushuesit këta biznesmenët e shtetit.

    Përgjigju
  • Iris: 19/05/2024 02:43

    C'dreqin perdorin emrin /Hilton/ per hotelin,apo kerkojne te afermit e ketij qe nderoi jete te perfundojne ne gjyq nga Hilton-et e vertete per perdorim emri dhe aq me teper ne nje hotel?!

    Përgjigju
    • Dritan: 19/05/2024 12:56

      Po ti je nje nga Hilto_et qe po' shkruan idiotsira? Para se te hapesh gojen , pertypi mire fjalet.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!