-
-
Opozita e Serbisë sfidon Listën Serbe në zgjedhjet lokale në Kosovë
Bashkimi më i fundit i partisë opozitare serbe Fytyra e re e Serbisë, me nismën qytetare Drejtësia Popullore nga Leposaviqi, është cilësuar nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, si “zgjatje e dorës së Albin Kurtit”
5 Gusht 2025, 15:57 -
Gjykata e Kosovës zbulon vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç: U vra se nuk pranoi 'Listën Serbe'! Organizator Radoiçiç
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur Milan Radoiçiçin përgjegjës për vrasjen e ish-politikanit serb Oliver Ivanoviç, duke dënuar edhe katër anëtarë të grupit kriminal me mbi 22 vite burgim për organizimin dhe kryerjen e këtij krimi me motiv politik. Grupi kriminal, i udhëhequr nga Radoiçiç dhe me mbështetje nga Serbia, ka ushtruar ndikim të gjerë kriminal dhe politik në veri të Kosovës, duke shantazhuar dhe eliminuar rivalët politikë si Ivanoviçin.
21 Qershor 2025, 21:44 -
Gjuriç: Fletë-arrestet për barrikadat në veri të Kosovës ndaj Radoiçiçit e të tjerëve, persekutim politik!
Në mesin e 11 personave ndaj të cilëve është lëshuar fletarrestim është edhe Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit, i cili po ashtu kërkohet nga Kosova për sulmin e armatosur më 2023 në Banjskë të Zveçanit
20 Qershor 2025, 18:52 -
Lista Serbe në 'numërim mbrapsht' drejt zgjedhjeve lokale në veri
Zgjedhjet lokale të 12 tetorit në veri të Kosovës shihen nga komuniteti serb si një mundësi për të rikthyer përfaqësimin e tyre politik dhe për të qetësuar tensionet e viteve të fundit. Megjithatë, kritikat ndaj Listës Serbe dhe bojkotit të mëparshëm theksojnë dëmet e shkaktuara ndaj komunitetit, ndërsa ekziston frikë për ndikim dhe presion në procesin zgjedhor.
11 Qershor 2025, 20:58 -
-
Lista Serbe thotë se nuk do të votojë për qeverinë Kurti
Lista Serbe, e cila i fitoi 9 prej 10 ulëset e garantuara për pakicën serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit për Kuvendin e Kosovës – nuk përmendi emrat në njoftimin e saj kur tha se bashkëpunëtorë të Kurtit kishin bërë deklarata të tilla.
16 Prill 2025, 15:51 -
‘Lista Serbe, shkop në duart e Aleksandër Vuçiçit’! Çfarë nënkupton 'Lëvizja për Popullin dhe Shtetin' për serbët nga Kosova?
“Një formë tjetër manipulimi” - kështu e sheh Nenad Rashiç, udhëheqës i Partisë kosovare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, formimin e “Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin”
25 Mars 2025, 08:53 -
Kurti akuzoi Serbinë se ndërhyri në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, gazetari për Report Tv: Është lojë e brendshme e kryeministrit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi Serbinë një ditë më parë se ka ndërhyrë drejtpërdrejt në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, dhe se ka ndikuar në zgjedhjen e deputetëve serbë dhe të pakicave të tjera. Valon Arifi, tha në ‘Sot Live në Shqipëri’ se kjo është një lojë e kryeministrit
10 Mars 2025, 14:01 -
Lista Serbe akuzon Rashiçin se ka fituar mandatin e deputetit me votat e shqiptarëve, ai e mohon
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, ka deklaruar se Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiçit ka siguruar një mandat në Kuvendin e Kosovës “falë” votave të shqiptarëve.
7 Mars 2025, 14:42 -
Protestat masive/ Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiçit
Organizata dhe politikanë opozitarë serbë në Kosovë paralajmëruan se pjesëtarë të këtij komuniteti do të shkojnë në Beograd javën e ardhshme, për të krijuar një “mur njerëzor” përballë Presidencës së Republikës së Serbisë dhe për të “mbrojtur” presidentin e këtij vendi, Aleksander Vuçiç, nga një revolucion me ngjyra
5 Mars 2025, 09:50 -
-
-
'BIA po trillon dezinformata ndaj kundërshtarëve të Listës serbe', frikë në Kosovë për ndërhyrjen e shërbimeve sekrete të Beogradit në zgjedhjes e së dielës
Shërbimi sekret serb, BIA me qëllim të njollosjes së kundërshtarëve politikë opozitar të Listës Serb të zgjedhjeve të 9 shkurtit, përmes inteligjencës artificiale po trillon dezinformata kundër tyre. Kështu deklaron Gurakuç Kuçi nga instituti “Octopus”, i cili thotë se procesi zgjedhor i ditës së diele do të jetë i qetë në aspektin e sigurisë, por jo edhe në kuptimin demokratik.
8 Shkurt 2025, 11:15 -
Zgjedhjet në Kosovë/ Serbët akuzojnë njëri-tjetrin për blerje votash
Reklama për vende pune në shëndetësi dhe për ndihmë financiare për të papunët nga buxheti i Serbisë... Pajisje shtëpiake dhe subvencione bujqësore nga Qeveria e Kosovës... Të gjitha në këmbim të “votave të sigurta”.
5 Shkurt 2025, 15:59 -
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë ‘sulme politike’
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë e mbështetur nga Beogradi, njoftoi se persona të panjohur më 25 janar hodhën një koktej molotovi para shtëpisë familjare të aktivistes së saj, Aleksandra Popoviq, në Ranillug, një komunë me shumicë serbe në juglindje të Kosovës.
26 Janar 2025, 14:48 -
Serbia 'mobilizohet' për zgjedhjet në Kosovë
Shteti i Serbisë është duke u angazhuar për të organizuar votimin e personave të zhvendosur nga Kosova, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Kosovës, më 9 shkurt. Në këtë proces është përfshirë edhe Komisariati për Refugjatë dhe Migrim, që është organizatë shtetërore në këtë vend
22 Janar 2025, 22:31 -
Kosovë/ Lista Serbe akuzon KQZ-në se po i mohon të drejtën për vëzhgim e kontroll në ditën e zgjedhjeve
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka shprehur pakënaqësi për përbërjen e komisioneve zgjedhore për numërimin e votave për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në vendvotime dhe në qendrat e numërimit të votave.
10 Janar 2025, 15:48 -
KQZ rendit Listën Serbe në fletëvotime, kundërshtohet nga Lëvizja Vetëvendosje
Përfshirja e saj nxiti reagimin e lëvizjes Vetëvendosje, e cila është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pasi që në ditën e fundit të vitit që lamë pas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se vendimi i këtij paneli për certifikimin e Listës Serbe është i detyrueshëm dhe duhet të zbatohet
6 Janar 2025, 21:41 -
Vuçiç: Kurti e konsideron Listën Serbe armiken më të madhe
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë të shtunën se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e konsideron Listën Serbe - partinë më të madhe të serbëve në Kosovë – si armiken më të madhe, dhe ka paralajmëruar rritje të presionit të vendit të tij lidhur me Kosovën.
4 Janar 2025, 16:09
