-
Frrok Çupi: Këtu rrejnë të gjithë, thotë Albini
Një nga miqtë e Albin Kurtit ka postuar në media sociale mijëra herë një tabelë të madhe ku shkruan se ‘Trump hoqi vizat e kosovarëve për në Amerikë… Trump i ka thënë Albinit se të kam partner!’ Albini me këtë rrenë të frymëzuar prej tij, do t’iu thotë gjithë kosovarëve se ‘nëse rrej unë, ju rreni ma shumë se unë!’
7 Shkurt 2025, 16:54 -
-
Raporti/ Zgjerimi i BE shton ‘ethet’ për një valë tjetër emigrimi! Shqiptarët largohen për ekonomi, pa diasporën varfëria do ishte 8% më e lartë
Deri në fund të vitit 2023, numërohen rreth 755 mijë shqiptarë emigrantë në vende të ndryshme të botës, kryesisht në Itali e Greqi. Por një tjetër valë emigrimi mund të përfshijë vendin për shkak të zgjerimit të BE-së. Në një analizë të Ministrisë së Brendshme thuhet se shqiptarët emigrojnë më së shumti për arsye ekonomike. Ndërsa rritja e diasporës po shton remitancat, që janë burim kryesor të ardhurash për 24% të familjeve në vend.
6 Shkurt 2025, 20:14 -
Trump ngriu fondet për SPAK, reagon BE: Mbështesim reformën në drejtësi, kemi dhënë 50 mln € asistencë teknike, 8 mln € vetëm për Prokurorinë e Posaçme
BE ka konfirmuar mbështetjen për SPAK dhe reformën në drejtësi në Shqipëri, duke thënë se ka dhënë 50 milionë euro asistencë financiare dhe teknike, ndërsa 8 mln euro kanë shkuar vetëm për SPAK. Reagimi i BE vjen pasi SHBA ngriu fondet për institucionet shqiptare, mes tyre edhe SPAK. BE thotë se SPAK ka dhënë rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
6 Shkurt 2025, 18:42 -
Integrimi/ Komisionerja për Zgjerimin thirrje klasës politike: Unitet, të mos debatohet për çështjet e BE
Reformat e integrimit duhet t'i bëjnë bashkë pozitë-opozitë, me qëllim ecjen e Shqipërisë drejt bashkimit Europian. Këtë propozim dhe ide e ka hedhur Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, e cila do ua transmetojë edhe Qeverisë dhe Opozitës shqiptare. Pohimi u bë gjatë një fjalimi në një panel në Bruksel, krah të ambasadorit shqiptar Hoxha dhe atij grek Vraila
6 Shkurt 2025, 16:11 -
-
Komisionarja Kos kërkon hetime për dhunën ndaj protestuesve në Serbi
Komisionarja për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Marta Kos, ka bërë thirrje për dialog gjithëpërfshirës në Serbi për t’i adresuar shqetësimet që ekzistojnë në atë vend dhe për hetime të pavarura dhe të plota për rastet e sulmeve ndaj protestuesve.
5 Shkurt 2025, 16:19 -
Zgjedhjet/ Ambasada gjermane për Report Tv: Moment historik, duhet integritet! Të mos keqpërdoren burimet publike
Gjermania bën thirrje për integritet në zgjedhjet e 11 majit, duke vënë theksin tek mos përdorimi i burimeve shtetërore për fushatë. Nga ana tjetër, Komisioni Rregullator në KQZ debatoi mbi mënyrën se si PS po jep bonuse për pensionistët pak ditë përpara zgjedhjeve.
5 Shkurt 2025, 13:38 -
BE ‘kopjon’ paktin Rama-Meloni/ Gati ligji për vendosjen e emigrantëve të paligjshëm në kampe jashtë Unionit
Komisioni Europian po shqyrton një propozim të ri ligjor për emigrantët e paligjshëm, sipas së cilit parashikohet që emigrantët të vendosen në kampe jashtë Unionin, një skemë e ngjashme me planin Rama-Meloni në Gjadër.
5 Shkurt 2025, 09:06 -
Vrojtimi/ 35% e shqiptarëve s’e mbyllin dot muajin pa borxhe, vetëm 18% kursejnë në fund! Të brishtë përballë të ‘papriturave financiare’
Afro 35% e familjeve shqiptare nuk mund t’i përballojnë shpenzimet mujore pa marrë borxh. Një vrojtim i Bankës së Shqipërisë tregon se qytetarët në vend janë më pak rezistent ndaj shpenzimeve të papritura në raport me mesataren e BE-së.
4 Shkurt 2025, 19:26 -
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj
Partitë politike në Kosovë po vijojnë fushatën për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, mes debatesh për problemet e trashëguara dhe ndarjet e thella rreth shumë çështjeve që lidhen me politikat e brendshme por edhe të jashtme.
4 Shkurt 2025, 18:34 -
Instituti i Vjenës: Ekonomia shqiptare do rritet me 3.8%, turizmi ‘motori’ kryesor! Trump ‘kërcënim’ për BE
Rikthimi i Doland Trump në Shtëpinë e Bardhë ka shtuar pasiguritë në Evropë, e cila po përballet me frikën e tarifave të larta doganore për prodhimet evropiane. Një raport i Institutit të Vjenës thotë se ekonomia e BE do të rritet me 2.8% këtë vit në rast se Trump nuk vendos tarifa doganore. Ndërsa në Ballkanin Perëndimor, Kosova dhe Shqipëria do të kenë rritjen më të madhe ekonomike.
4 Shkurt 2025, 16:53 -
Deklaratat e Grenell, Krisafi: Kurti do ta ketë shumë të vështirë me Trump nëse fiton zgjedhjet
Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Ledion Krisafi komenton në Report Tv sulmin e ashpër të Richard Grenell ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’, Krisafi thotë se këto deklarata nuk janë një lajm i mirë për Kosovën dhe aq m
3 Shkurt 2025, 22:28 -
Lëvizjet e Trump/ Krisafi: USAID, tashmë ‘luftë’ mes Rubios dhe Musk! GDP e SHBA dhe BE ulet me 0.6% nëse republikani i rrit tarifat Unionit! BE po krijon një 'NATO' pa Uashingtonin
Në vetëm 2 javë nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Donald Trump ka ndërmarrë veprime të shumta të cilat duket se rrezikojnë ekuilibrat gjeopolitikë dhe sfumimin e unitetit të Perëndimit.
3 Shkurt 2025, 22:13 -
ILD miraton planin e inspektimeve për 2025, ‘lumë’ ankesash për zvarritje procesesh në Prokurori e Gjykata! Tirana dhe Apelet kryesojnë më ‘problematiket’
Mbledhja e Përgjithshme e Inspektorëve miratoi 3 inspektime tematike dhe 1 inspektim institucional, të përcaktuara nga Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Ja cilat janë Gjykatat dhe Prokuroritë që kanë numrin më të madh të ankesave nga qytetarët për zvarritje dhe mungesë drejtësie
3 Shkurt 2025, 17:49 -
-
Tarifat e Trump, liderët europianë mblidhen në Bruksel: Lufta tregtare me SHBA e dëmshme! Macron: Nëse do jetë e nevojshme reagojmë
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian u mblodhën këtë të hënë në Bruksel për të diskutuar marrëdhëniet tregtare mes Bllokut dhe SHBA, shpenzimet ushtarake dhe rritjen e industrisë së mbrojtjes në Europë.
3 Shkurt 2025, 16:24 -
Grenell sulmon Kurtin: S'është i besueshëm për SHBA! Ndërkombëtarët, të bashkuar kundër tij! Ai është arsyeja që kompanitë amerikane s'shtohen në Kosovë
I dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka përsëritur këtë të hënë kritikat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Kritikat vijnë 5 ditë para zgjedhjeve në Kosovë dhe kjo është herë e dytë që Grenell shprehet ashpër ndaj qeverisë Kurti, që prej kur presidenti Donald Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë.
3 Shkurt 2025, 15:31 -
'Trump solli një doktrinë të re', ish-ambasadori Nesho: Jo më fuqizim i aleatëve! Deklaratat politike të Elon Musk duhen marrë me rezerva
Ish-ambasadori Agim Nesho foli në Report Tv, mbi politikat e reja që Donald Trump po përpiqet t’i imponojë botës. Nesho thotë se filozofia e Trump nuk është më ajo e fuqizimit të aleatëve në botë, por 'Amerika e para'.
3 Shkurt 2025, 14:54 -
