-
Rama: 6 muaj sulme sikur unë e Xhafaj kishim plan të errët për të bllokuar SPAK, s'presim opozitën për të shkuar para! Gonzato: Reforma në drejtësi të jetë e pakthyeshme
Rama i ka dhënë përgjigje të gjitha akuzave se po tentohet një komplot kundër SPAK përmes komisionit “Xhafaj”. Rama tha se Reforma në Drejtësi është produkt i vullnetit të hekurt të PS dhe çdo ndërhyrje në funksion të integrimit në BE do të bëhej vetëm me bekimin e partnerëve ndërkombëtarë. Spiropali: Procesi i integrimit do jetë i bazuar në meritë.
11 Dhjetor 2024, 16:16 -
Goditja e korrupsionit me tenderët, koncensionet dhe investimet strategjike! Çfarë thonë ekspertët e Komisionit të Posaçëm
Konsultimi i draftit dhe finalizimi i Dokumentit Analitik mbi situatën aktuale në fushën e Mirëqeverisjes, Antikorrupsionit dhe Sundimit të ligjit, në tryezën e 12-të dhe të fundit. Sektorët me risk më të lartë Prokurimet publike, PPP-të dhe koncesionet, Investimet Strategjike, Tatimet dhe Doganat
10 Dhjetor 2024, 21:01 -
Këshillit të BE-së i kërkohet që ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim
Një komision ndërparlamentar mes BE-së dhe Kosovës i ka bërë thirrje sot Këshillit të BE-së t’i japë mandat Komisionit Evropian për ta shqyrtuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE)
10 Dhjetor 2024, 16:16 -
Zbardhet dokumenti negociues Shqipëri-BE! Detyrat që lë Bashkimi Europian: Dënoni korrupsionin e niveleve të larta e sekuestroni asetet e krimit
Report TV zbardh pozicionin e parë negociues mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, ku Brukseli i lë detyra vendit tonë për kapitujt themelorë, ku përfshihet gjyqësori dhe siguria. BE kërkon dënim korrupsioni në nivele të larta dhe konfiskim të pasurive me origjinë krimin apo rryshfetin. Porosi të veçanta edhe për mbivendosjet për pronat.
7 Dhjetor 2024, 14:31 -
Pr.ligji i ri, Autoriteti i Konkurrencës do të hetojë garat fiktive dhe marrëveshjen e fshehtë mes kompanive për të fituar tendera
Autoriteti i Konkurrencës do të hetojë marrëveshjet e fshehta mes kompanive që marrin pjesë në tendera publik, por duke rënë dakord mes tyre për fituesin. Në draftin e hedhur në Konsultim Publik thuhet se lufta ndaj konkurrencës së pandershme në tendera do mbrojë bizneset e reja duke ulur çmimet për qytetarët.
6 Dhjetor 2024, 21:55 -
BE: Serbia me hapa të pamjaftueshëm ndaj përgjegjësve për sulmet në veri të Kosovës
Bashkimi Evropian do të përsërisë thirrjen për Serbinë që “urgjentisht” të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit për dhunën në veri të Kosovës gjatë vitit 2023 dhe të bashkëpunojë plotësisht rreth këtyre rasteve
6 Dhjetor 2024, 13:25 -
Demush Shasha: Përgjegjësia e Vuçiçit
Në Serbi, Vuçiq ka asgjësuar opozitën, ka vënë nën kontroll çdo institucion shtetëror, me theks të veçantë në sektorin e sigurisë, ka monopolizuar pothuajse të gjithë skenën mediatike dhe e ka shndërruar të gjithë buxhetin shtetëror të Serbisë në portofolin e partisë së tij.
5 Dhjetor 2024, 21:29 -
BE urdhëron ngrirjen e të dhënave të TikTok-ut pas akuzave për ndërhyrje ruse në zgjedhjet rumune
Komisioni Evropian – krahu ekzekutiv i BE-së – tha më 5 dhjetor se ka lëshuar “urdhër mbajtjeje” për TikTok-un në bazë të Aktit për shërbime digjitale, që të ruhen të dhënat “në lidhje me rreziqet aktuale apo të parashikueshme që shërbimi i tij mund të paraqesë ndaj proceseve zgjedhore dhe diskursin qytetar në BE”, tha KE-ja përmes një deklarate.
5 Dhjetor 2024, 15:50 -
Mbledhja e PE/ Deputeti finlandez i shqetësuar për krimin, kreu i EuroJust: Kemi 14 skuadra hetimi për grupet kriminale shqiptare, është rritur bashkëpunimi! (VIDEO)
Në mbledhjen e Komisionit për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, të Parlamentit Evropian më 2 dhjetor, eurodeputeti finlandez ka pyetur se edhe pse Shqipëria nuk është shtet anëtar në BE, cilat janë bashkëpunimet e EuroJust për të parandaluar grupet kriminale në këtë vend.
5 Dhjetor 2024, 15:45 -
-
'Problemet me Kosovën' mediat serbe: BE refuzon hapjen e kapitullit të tretë të negociatave me Beogradin
Si arsye kryesore për refuzimin, ato përmendën mospërputhjen e Serbisë me politikën e jashtme të BE-së dhe sanksionet ndaj Rusisë, orientimin e paqartë gjeopolitik të Beogradit, problemet në sundimin e ligjit dhe marrëdhëniet e tensionuara me Kosovën.
4 Dhjetor 2024, 16:21 -
Kryediplomatja e re e BE-së: Të ulen realisht tensionet ekzistuese Kosovë - Serbi
Kryediplomatja e re e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas tha, se rruga e vetme për anëtarësim të Kosovës dhe Serbisë në BE është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve në bazë të marrëveshjes së Ohrit.
4 Dhjetor 2024, 16:07 -
-
Gjeorgji/ Vijojnë protestat kundër vendimit për pezullimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE! Policia akuzohet se ka torturuar protestuesit e arrestuar
Policia në Gjeorgji është akuzuar për tortura ndaj të arrestuarve në protestat që kundërshtojnë vendimin e qeverisë për të ngrirë negociatat për anëtarësim në BE. Mbështetësit europianë dolën në rrugët e Tbilisti për të gjashtën natë me radhë.
4 Dhjetor 2024, 13:06 -
Nata e pestë e protestave, Gjeorgjia pro-evropiane kthehet në rrugë kundër qeverisë pro-ruse! Përleshje dhe dhunë policore
Dhjetëra mijëra protestues u dyndën drejt Parlamentit në kryeqytetin Tbilisi, duke shprehur zemërimin ndaj orientimit të perceptuar pro-rus të partisë në pushtet, ‘Ëndrra Gjeorgjiane’. Protestat pasqyrojnë pakënaqësi të gjera për çështje si represioni i të drejtave civile, zgjedhjet e kontestuara dhe ligjet kontroverse, përfshirë atë kundër “agjentëve të huaj”
3 Dhjetor 2024, 22:51 -
Kurti: I kërkova shefes së diplomacisë së BE që Serbia të na dorëzojë Radoiçiçin
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se i ka kërkuar shefes së re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, që Serbisë të dorëzojë terroristin Milan Radoiçiç tek autoritetet e Kosovës si organizatori i sulmit në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.
3 Dhjetor 2024, 17:29 -
Gjeorgji/ Qytetarët protestojnë kundër vendimit të qeverisë për pezullimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE! Arrestohet lideri kryesor i opozitës (VIDEO)
Protestat nisën pas vendimit të qeverisë për të pezulluar bisedimet për anëtarësim në BE, një veprim që kritikët e konsiderojnë si dëshmi të një orientimi drejt Rusisë, pavarësisht mohimeve të partisë në pushtet.
3 Dhjetor 2024, 15:35 -
-
Shefja e diplomacisë së BE takon Kurtin e Vuçiç: Anëtarësimi në union arrihet vetëm duke zbatuar Marrëveshjen e Ohrit! Kryeministri i Kosovës: Serbia të dorëzojë Radoiçiç! Presidenti serb: Më kërkuan të sanksionoj Rusinë
Shefja e re e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, zhvilloi sot takime të ndara me krerët e Kosovës dhe Serbisë me të cilët ka biseduar për dialogun për normalizimin e raporteve mes dy vendeve, për sulmin në Banjskë dhe shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.
3 Dhjetor 2024, 08:50 -
VIDEO/ Gjeorgji, protestuesit pro-BE-së mbrojnë gruan e moshuar nga uji i autobotëve të policisë
Në Tbilisi, kryeqytetin e Gjeorgjisë, policia shpërndau sot protestuesit pro-BE-së, të cilët për të katërtën natë radhazi protestuan kundër vendimit të qeverisë për të pezulluar negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
2 Dhjetor 2024, 21:07
