-
Atentat në Shkodër me 3 të vrarë e 1 të plagosur! Vritet vëllai i Ibrahim Licit dhe djali i Xhemal Bushatit! Vdes qytetarja e pafajshme, rëndë bashkëshorti i saj! Gjendet 'Range Rover' i djegur me dy automatikë
Policia ka shoqëruar 10 persona, mes tyre Safet Bajrin për atentatin e ndodhur pasditen e 30 dhjetorit në Shkodër ku mbeti i vrarë Hamza Lici, vëllai i vogël i të fortit të Shkodrës, Ibrahim Lici dhe Arlind Bushati djali i ish kandidatit të PD-së për kryetar bashkie të qytetit. Viktimë mbeti dhe Fatbardha Basha, një qytetare e pafajshme e cila teksa po udhëtonte me motor u përplass nga makina ku po udhëtonte Lici e Bushati. Bashkëshorti i saj 67 vjeç po lufton për jetën në spital.
30 Tetor, 15:52