SHKODËR-  Qyteti i Shkodrës u trondit pasditen e 30 tetorit 2024 nga një masakër në zonën e Dobraçit,që la pas tre të vrarë dhe 1 të plagosur rëndë.

Viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbeti: Hamza Lici, - vëllai i vogël i të fortit të Shkodrës, Ibrahim Lici - dhe Flutura Basha, një qytetare e pafajshme që po udhëtonte me bashkëshortin e saj me motor në momentin kur ndodhi atentati. 

Disa orë më vonë humbi jetën në spital dhe Arlind Bushati. Djali Xhemal Bushatit, - ish-kandidati i PD për kryebashkiak të qytetit të Shkodrës - që po udhëtonte me Hamza Licin në makinën Benz C- Class me targa kroate. Ndërsa në spital në gjëndje të rëndë është Bashkim Basha, bashkëshorti i Fatbadhës.

Atentati
Ka qenë ora 15:50, kur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, atentatorët, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me 2 automatikë në drejtim të Benzit me të cilin po udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, në dalje të Shkodrës. Nga pamjet e siguruara nga Report Tv duket që atentatorët me një makinë tjetër i kanë ndjekur duke filluar ti qëllojnë me breshëri automatiku përgjatë 50 metrave në afërsi të rrethrrotullimit të ‘5 heronjve’.  Nga të shtënat makina ka humbur kontrollin dhe përplasi motorin ku udhëtonte çifti i bashkëshortëve, duke i marrë jetën Flutura Bashës, 66 vjeçe dhe plagosur rëndë bashkëshortin e saj, Bashkimin. Më pas Benzi përfundoi i përplasur me një mur rrethues. Nga pamjet e Report Tv duket që në këtë moment duhet të ketë pasur breshëri të shtënash, pasi këtu është i përqëndruar dhe numri më i madh i gëzhojave

28 gëzhoja, Arlindi u godit me plumb në kokë
28 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes. Nga plumbat e atentatorëve Hamza Lici ndërroi jetë në makinë, ndërsa Arlind Bushati kishte marrë një plumb në kokë duke ndërruar jetë 6 orë pas ngjarjes, në orën 22:00 në spitalin e Shkodrës.

Gjendet makina e djegur, e dy automatikë
Rreth orës 19:40 policia Shkodrës njoftoi se gjetii një automjet tip Land Rover tip i ri të shkrumbuar në zonën e Grudës së Re. Brenda saj janë gjetur 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur në ngjarje.

Armët në makinën e Licit dhe Bushatit
Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta). Bushati dyshohet se ka mundur të qëllojë me armën që ka pasur me vete pasi janë gjetur gëzhoja që përputhem ne armën e tij. Ndërsa Licit arma i është gjetur në këmbë. Arma e tretë u gjet në kroskot të makinës.

Shoqërohet Safet Bari
Dy grupe të forcave RENEA u nisën drejt Shkodrës. Ndërkohë grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen  e rrethanave, sigurimin e provave. Dhjetë persona janë shoqëruar mes tyre dhe Safet Bajri.

Atentati i paralajmëruar?
Policia ende nuk ka dhënë detaje se kush ishte shënjestra e këtij atentati, nëse ishte 23 vjeçari Hamza Lici apo Arlind Bushatin për të cilën ishte një ngjarje e paralajmëruar. Vetëm 3 javë më pare, Bushati denoncoi në policinë e Shkodrës se ishte kërcënuar me jetë në pedonalen e qytetit. Dy persona me motor janë afruar pranë tavolinës kanë nxjerr pistoletën por nuk e kanë qëlluar. Ai bëri denoncim në polici, por motivet nuk dihen dhe autorët nuk janë identifikuar. Bushati nuk ishte person me precedentë penal dhe punonte në bizneset e të atit.

Pista kryesore
Policia ende nuk ka rënë në gjurmë e autoreve te atentatit mafioz por pista e hetimit është e qartë: Hakmarrja!
Për grupin hetimor të dyshuarit kryesor janë anëtarët e grupit “Bajri” që jetojnë në Dobraç, pasi njihet hasmëria e tyre disa vjeçare me Licët. Viktima Hamza Lici është vëllai i Ibrahim Licit, cili u arrestua në Turqi por nuk u ekstradua. Nga Prokuroria e Shkodrës ai akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës. Emri i tij është përmendur dhe në dosjen famëkeqe "Metamorfoza", ku përgjimet e autoriteteve belge dhe franceze kanë zbuluar konfliktet e vazhdueshme mes Licëve, Bajrave dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka.

Viktimat e atentatit në Shkodër 30 tetor 2024
Të vrarë
Hamza Lici - Vëllai i Ibrahim Licit - 23 vjeç
Flutura Basha - qytetare, po levizte me motor me burrin - 66 vjeçe
Arlind Bushati - Djali i Xhemal Bushatit - 32 vjeç - Vdiq pas disa orësh në spital
I plagosur rëndë 
Bashkim Basha - bashkëshorti i Fluturës - 67 vjeç

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:32
Atentati në Shkodër/ Shoqërohen 10 persona, mes tyre Safet Bajri

 

Për ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, mësohet se janë shoqëruar në polici 10 persona. Mes tyre raportohet të jetë shoqëruar edhe Safet Bajri.

Në Lagjen Dobraç mbeti i vrarë Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit si dhe Arlind Bushati ndërroi jetë në spital disa orë më vonë.

Dyshohet se shkak i atentatit janë konfliktet e vjetra mes fisit Lici dhe Bajrave në Shkodër.

Ora 22:14
Detaje nga atentati i Shkodrës/ Bushati iu përgjigj atentatorëve, Licit pistoleta iu gjet te këmbët! Arma e tretë në kroskotin e mjetit 'Benz'

1730313131_shkoderaksident.jpg

Policia në vendngjarje dhe ekspertët gjatë hetimit

Nga hetimet e deritanishme dhe dinamika e atentatit të sotëm që ndodhi në Shkodër, me bilanc 3 të vrarë dhe 1 të plagosur, zbulohet se edhe viktima më e fundit, Arlind Bushati dyshohet se ka mundur të qëllojë me armën që ka pasur me vete.

Nga këqyrja e kryer prej grupit të ekspertëve, mësohet se janë gjetur gëzhoja që përputhem ne armën e tij, një nga 3 pistoletat e gjetura në mjetin “Benz”.

Hamza Licit arma i është gjetur te këmbët, ndërsa arma e tretë në kroskot të makinës. Atentatorët pasi kanë lëshuar breshëri plumbash, u arratisën me “Range Rover”, që e dogjën më tej në Grudë, bashkë me 2 armët automatike.

Policia tha se në mjetin e dy viktimave që udhëtonin së bashku, u gjetën 3 armë tip pistoletë.

Ora 22:02
Atentati në Shkodër/ Mori plumb në kokë, ndërron jetë në spital Arlind Bushati

1730305325_ARR.jpg

Ndërron jetë në spitalin e Shkodrës Arlind Bushati njëri prej të plagosurve rëndë në atentatin e sotëm në lagjen Dobraç.

Më parë ndërroi jetë në vendngjarje Hamza Lici i cili ishte në një makinë me Bushatin.

Besohet se shënjestra e atentatit ishin të dy personat, teksa viktimë tjetër e kësaj ngjarjeje ishte një kalimtare, ndërsa bashkëshorti i saj është i plagosur rëndë.

'Në vijim të  informacioneve të dhëna më parë për ngjarjen e ndodhur në aksin  rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç,  ju informojmë se ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër, si pasojë e plagëve të marra edhe shtetasi Arlind Bushati, 32 vjeç.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen  e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.', njofton policia.

Ora 20:48
Ngjarja e rëndë në Shkodër/ Report Tv siguron pamjet e Range Rover të djegur, dyshohet se u përdor për atentatin ndaj Hamza Licit, brenda u gjetën dy automatikë

 

Report Tv siguron pamje nga automjeti i djegur Range Rover që dyshohet se u përdor në atentatin e sotëm në lagjen Dobraç të Shkodrës ku mbeti i vrarë Hamza Lici dhe një kalimtare, dhe u plagos Arlind Bushati miku i Licit dhe bashkëshorti i kalimtares. 

Range nga pamjet duket që është bërë shkrumb e hi ndërsa policia njoftoi më herët se brenda saj u gjetën dy automatikë që dyshohet se janë përdorur në ngjarjen. Mjeti u gjet nga policia në zonën e Grudës së Re në Shkodër.

Ora 20:32
Atentati në Shkodër/ Policia: Në makinën e viktimës Hamza Lici u gjetën 3 armë zjarri pistoletë

Policia e Shkodrës njofton se në automjetin me të cilin udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati u gjetën 3 armë zjarri pistoletë.

Ndërkohë ashtu siç u raportua më herët, një automjet tip Land Rover u gjet i djegur plotësisht në Grudë e Re me 2 automatikë brenda që dyshohet se janë përdorur në ngjarje.

Sakaq, vijon puna hetimore. Hamza Lici mbeti i vrarë nga atentati në Dobraç, kurse Arlind Bushati u plagos në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

'Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që udhëtonin shtetasit H. L., dhe A. B., u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta).

Ndërkohë shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të zonës për kapjen e autorëve,  në fshatin Golem kanë konstatuar të djegur plotësisht një automjet tip “Range Rover” dhe 2 armë zjarri automatike.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen  e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.'

Ora 20:06
Atentati në Shkodër/ RENEA ka hyrë në Dobraç, kontrolle edhe në zonën e Bajrave

Atentati ku mbeti i vrarë Hamza Lici dhe një kalimtare ka tronditur sot Shkodrën.

Dyshohet se ngjarja që pati dhe dy të plagosur ka lidhje me hasmëri të vjetra mes fiseve Lici dhe Bajri.

Sakaq, forcat RENEA po kryejnë kontrolle në mbrëmje në lagjen Dobraç ku ndodhi ngjarja sot që njihet edhe si zona e Bajrave.

Më herët u gjet një makinë Land Rover e djegur në Grudë e Re me dy automatikë brenda që dyshohet se janë përdorur në atentat.

Ora 19:45
Atentati në Shkodër/ U qëlllua me breshëri automatiku! Gjenden 28 gëzhoja në vendin e ngjarjes! Momenti kur ambulanca çon të plagosurit në spital (VIDEO)

Mbi 28 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes. Report Tv sjell videon nga vendi i ngjarjes ku ekspertët kanë evidentuar vendet ku janë gjetur gëzhojat.

Duket që ndjekja ka zgjatur për disa metra dhe plumbat kanë nisur nja 100 metra larg vendit ku makina pasi ka humbur kontrollin është përplasur me motorin ku udhëtonte çifti dhe më pas me murin rrethues të një banese.

Pikërisht në këtë vend gëzhojat janë edhe më të shumta tregues se makina ka ndaluar dhe kanë qëlluar me breshëri për të siguruar që personat që ndodheshin në makinë të vdisnin.

Policia e Shkodrës ka gjetur të djegur një automjet tip Land Rover model tip i ri në zonën e Grudës së Re. Brenda saj janë gjetur 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur në ngjarje.

1730313131_shkoderaksident.jpg

Gezhojat ee gjetura 
Ora 19:35
Atentati në Shkodër/ Policia gjen një 'Land Rover' të djegur me dy automatikë brenda në zonën e Grudës së Re, dyshohet se janë përdorur në vendngjarje

Policia e Shkodrës ka gjetur një automjet tip Land Rover të djegur model tip i ri, në zonën e Grudës së Re.

Brenda saj janë gjetur 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur në ngjarjen e rëndë ku mbetën të vrarë 2 persona.

Pasditen e sotme në lagjen Dobraç mbeti i vrarë nga një atentat Hamza Lici dhe u plagos Arlind Bushati. Sakaq mbeti e vrarë një kalimtare dhe u plagos bashkëshorti i saj. Të dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë. 

Ora 19:31
Atentati në Shkodër/ Mbeti i vrarë nga një breshëri plumbash, Report Tv siguron FOTON e Hamza Licit

1730313016_hamzalici.jpg

Hamza Lici

Report Tv ka siguruar foton e Hamza Licit, njërit prej të vrarëve sot në atentatin e Shkodrës.

Hamza Lici është vëlla me Ibrahim Lici, që ndodhet në Turqi, i shpallur në kërkim nga shteti shqiptar për vrasjen e Endri Mustafës.

Ende nuk dihet shkaku i këtij atentati që i mori jetën Licit dhe një kalimtareje, por dyshohet për hakmarrje pas konflikteve në Shkodër mes fiseve Lici dhe Bajri.

Ora 18:41
Atentati në Shkodër/ Humbi jetën pasi u qëllua me plumb në kokë, si denoncoi Arlind Bushati dy javë me parë se u kërcënua me armë

Një grup hetimor po mbledh provat në vendin ku iu zu pritë makinës ku udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati pasditen e sotme në zonën e njohur si “Dobraç” në Shkodër. Mësohet se deri tani nga makina me të cilin udhëtonin autorët janë shkrehur dy armë. 28 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes. Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati Arlindi, mori një plumb në kokë dhe për pasojë humbi jetën në spital rreth 6 orë pas atentatit. 

Një nga pistat kryesore është e ajo e hakmarrjes ndërsa policia po punon për sekuestrimin e kamerave të sigurisë që kanë qenë të instaluara në atë zonë. Forcat RENEA kanë bllokuar rrugën nacionale që lidh Shkodrën me Hanin e Hotit dhe po kryejnë të gjitha verifikimet.

Makina Benz me targa franceze me të cilën po lëviznin Hamza Lici dhe Arlind Bushati po udhëtonte nga dalja e zonës së Rusit në drejtim të 5 heronjve, që lidh me aksin nacional dhe Hani i Hotit, informoi gazetari Ergys Kavaja.

Dyshohet se atentatorët e kanë ndjekur me makinë Hamza Licin dhe Arlind Bushatin. Pasi u janë afruar, ata kanë hapur zjarr. Mjeti ku po udhëtonin Lici dhe Bushati ka përplasur motorin e çiftit që kalonte rastësisht, e më pas është përplasur me një mur rrethues.

Kujtojmë se pak ditë më parë, më datën 10 tetor në mbrëmje, Arlind Bushati u kërcënua me armë zjarri nga dy persona të paidentifikuar në zonën e pedonales së Shkodrës, rreth orës 22:30, kur vendi aty përreth ishte i populluar. Bushati e denoncoi në polici këtë rast kërcënimi dhe ende nuk dihet se kush mund të kenë qenë personat që e kanë kërcënuar. Shtojmë këtu se Arlind Bushati është i biri i Xhemal Bushatit, ish kandidati i PD-së së Bashës për bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e 6 marsit të vitit 2022.

Ora 18:15
Atentati në Shkodër/ U gjet armë në makinën ku udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati
1730303941_shkoderekspertiza.png

Foto: Makina ku udhetonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentati në Dobraç të Shkodrës, ku mbeti i vrarë Hamza Lici dhe një kalimtare e rastit, Flutura Basha, ndërsa u plagos Arlind Bushati që ndodhej në makinë me Licin dhe Bashkim Basha, bashkëshorti i kalimtares, Flutura Basha.

Nga kontrolli në makinën ku ndodheshin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, policia ka gjetur armë.

Ora 17:21
Atentati me 2 të vrarë e 2 të plagosur! Dy grupe RENEA nisen drejt Shkodrës! Çfarë di deri tani policia

Njoftimi i policisë së Shkodrës për atentatin në Shkodër

Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz,  në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit Hamza Lici dhe Arlind Bushati

Si pasojë e të shtënave ka  humbur jetën shtetasi Hamza Lici  dhe është plagosur rëndë  shtetasi Arlind Bushati

Automjeti që udhëtonin shtetasit Hamza Lici dhe Arlind Bushati dyshohet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi Bashkim Basha dhe bashkëshortja e tij shtetasja Flutura Basha,  ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja Flutura Basha  dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi Bashkim Basha.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.   

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një  grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e  Krimeve të Rënda

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në  ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e  autorëve.

Ora 17:18
Atentati në Shkodër me 2 të vrarë e 2 të plagosur/ Identifikohet çifti i bashkëshortëve

1730303941_shkoderekspertiza.png

Identifikohet çifti I bashkëshortëve që mbetën viktimë e atentatit të rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Dobraç.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar drejt makinës me targa kroate ku udhëtonin Arlind Bushati dhe Hamza Lici.

Pas të shtënave automjeti ku lëvizinin Lici e Bushati kanë humbur kontrollin duke përplasur çiftin e bashkëshortëve të cilët udhëtonin me motor dhe me një mur rrethues të një banese.

Gruaja, Flutura Basha ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa është në gjëndje të rëndë për jetën në spitalin e Shkodrës bashkëshorti i saj Bashkim Basha.

Ora 17:02
Atentati në Shkodër me 2 të vdekur 2 të plagosur/ Gruaja e burri po lëviznin me motor, makina ku udhëtonte Lici e Bushati i përplasi

Detaje të reja lidhur me atentatin e ndodhur sot pasdite në Dobraç të Shkodrës. Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar drejt makinës me targa kroate ku udhëtonin Arlind Bushati dhe Hamza Lici.

Pas të shtënave automjeti ku lëvizinin Lici e Bushati kanë humbur kontrollin duke përplasur çiftin e bashkëshortëve të cilët udhëtonin me motor dhe me një mur rrethues të një banese.

Gruaja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa është në gjëndje të rëndë për jetën në spitalin e shkodrës

1730304111_motori.jpg

 

Foto: Atentati në Shkodër, motori me të cilin udhëtonte çifti i  bashkëshortëve

 

 

Ora 16:49
DETAJET/ Si ndodhi atentati në Shkodër, dy mjete zunë në pritë Hamza Licin

 

Dy automjete dyshohet se kanë zënë në pritë Hamza Licin, vëllanë e Ibrahim Licit, një personazh i njohur në botën e krimit.

Burimet thonë se mes dy grupeve pati shkëmbim zjarri, ndërsa Lici nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Lici ka qenë duke lëvizur me një mjet S Class me targa kroate.

Më pas autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, ish kandidati i PD-së për kryetar të bashkisë së Shkodrës.

Ora 16:44
Atentati në Shkodër, i plagosur rëndë djali i ish-kandidatit të PD për bashkinë! Pak ditë më parë denoncoi se u kërcënua me armë nga 2 persona në Pedonale

1730305325_ARR.jpg

Foto nga vendngjarja dhe Arlind Bushati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, ku deri më tani bilanci është me 2 të vdekur dhe 2 të plagosur rëndë.

Mes të plagosurve është edhe Arlin Bushati, i biri i Xhemal Bushatit pjesë e grupit Basha që më zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022, kandidoi për PD-në e Bashës për bashkinë e Shkodrës.

Arlind Bushati, 32 vjeç pak ditë më parë denoncoi në polici se është kërcënuar me armë zjarri në pedonalen e Shkodrës. 

Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e 10 tetorit, ku sipas denoncimit të 32 vjeçarit në polici, dy persona të paidentifikuar i kanë drejtuar armën në afërsi të një lokali në pedonalen e Shkodrës.

Sot ndaj tij dhe ndaj viktimës Hamza Lici u qëllua me breshëri plumbash në lagjen Dobraç.

Ora 16:25
Atentati në Shkodër, dyshohet se viktimat i përkasin fisit Lici

1666876323_IBRAHIMLICI.jpg

Ibrahim Lici

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Dobraç të Shkodrës.

Si pasojë e një shkëmbimi zjarri kanë mbetur të vrarë 2 persona, ndërsa 2 të tjerë janë në gjendje të rëndë. Sipas raportimeve të para dyshohet se të vrarët i përkasin fisit Lici në Shkodër.

Kujtojmë këtu Ibrahim Lici, i akuzuar për vrasjen e Endri Mustafës, dhe për konfliktin me fisin Bajri në Shkodër. Ibrahim Lici u arrestua në Turqi, në shkurt të këtij viti pas kërkesës së Interpol Tirana

Ora 16:02
Atentat me 2 të vrarë në Shkodër, Report Tv sjell pamjet! Viktima ende në tokë, policia e ambulanca në vendngjarje


Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja në Shkodër. Raportohet për një viktimë në zonën e Dobraçit.