-
Rrugët me pagesë do të menaxhohen edhe nga shteti, qeveria krijon ‘EKORR’! Kompania do të monitorojë edhe akset e dhëna me koncesion
Në pritje të nisjes së kalimit me pagesë në tunelin e LLogarasë, i ndërtuar me paratë e shtetit, qeveria shqiptare ka menduar edhe për mënyrën se si do t’i operojë rrugët me pagesë në vend, të cilat nuk u janë dhënë kompanive koncensionare. Është krijuar Enti Kombëtar i Operimit Rrugor, ose “EKORR sh.a”, me kapital fillestar 500 mijë euro, dhe detyrë kryesore do të jetë mirëmbajtja e infrastrukturës së operimit.
6 Nëntor, 20:40