Rrugët me pagesë do të menaxhohen edhe nga shteti, qeveria krijon ‘EKORR’! Kompania do të monitorojë edhe akset e dhëna me koncesion

Rrugët me pagesë do të menaxhohen edhe nga shteti, qeveria krijon ‘EKORR’! Kompania do të monitorojë edhe akset e dhëna me koncesion

Tuneli i Llogarasë

Në pritje të nisjes së kalimit me pagesë në tunelin e LLogarasë, i ndërtuar me paratë e shtetit, qeveria shqiptare ka menduar edhe për mënyrën se si do t’i operojë rrugët me pagesë në vend, të cilat nuk u janë dhënë kompanive koncensionare.

Vetë shteti do të menaxhojë pagesat në rrugët që do të jenë të tilla, dhe për këtë ka krijuar një shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror. Pra, nuk do të ketë vetëm koncensione private në rrugët me pagesë, por vetë shteti do t’i menaxhojë këto para që më pas synojnë mirëmbajtjen infrastrukturore.

Kompania shtetërore e cila krijohet përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave të Miratuar këtë të mërkurë do të quhet Enti Kombëtar i Operimit Rrugor, ose “EKORR sh.a”, me kapital fillestar 500 mijë euro, dhe detyrë kryesore do të jetë mirëmbajtja e infrastrukturës së operimit, e cila përfshin në kompleks të gjithë pikën e pagesës së taksës rrugore, nga portat e automatizuar deri tek sistemi elektronik apo serverat e nevojshëm për mbajtjen e përpunimin e të dhënave.

Në Shqipëri, deri tani vetëm një rrugë është me pagesë, Rruga e Kombit, e cila operohet përmes koncensionarit, ndërsa brenda pak kohësh nis edhe pagesa për autostradën Thumanë-Kashar, e cila po ashtu është me koncension.

Në bazë të vendimit të qeverisë, “EKORR sh.a”, ka gjithashtu për detyrë të kryejë monitorimin e shërbimit në rrugët me pagesë që ofrohen edhe nga koncesionarët. E gjithë logjistika e mirëmbajtjes, sistemet, etj, mund të bëhen nga kompania shtetërore vetëm nëse është parashikuar në kontratë. Pra, në vijim, nuk është e pamundur që koncensione të reja private të marrin një rrugë të caktuar për të vjelur paratë, por e gjithë logjistika apo ndërtimi do të bëhen nga kompania shtetërore.

Në vijim janë disa projekte rrugore që synohen të jenë me pagesë, përfshirë këtu Korridorin Blu, të ndarë në disa pjesë pagese, i cili nëse nuk do t’i jepet një koncensionari, bëhet nga vetë “EKORR sh.a”, me të gjitha detajet e ndërtimit të stacioneve të pagesave, sistemeve apo arkëtimit të parave, pasi fillimisht lidhet kontrata me Autoritetin Rrugor Shqiptar. Të ardhurat e kompanisë në vijim do të jenë nga tarifa vjetore që përftohet nga shoqëritë koncesionare, nga arkëtimi i tarifës në rrugët me pagesë që vetë administron, etj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptari: 06/11/2024 22:46

    Qe te emri qe i kane vendos shoqerise se re, kuptohet sa cfare plani kane! EKORR, dmth me korr ca te munden hahaha

    Përgjigju
  • Emigranti: 06/11/2024 22:03

    Me pages jam dakort sepse rruga konsumohet dhe duhet rregulluar Por nji gje skuptoj pse duhet ta marr privati Kur dihet qe rruga ka nji garanci konsumimi Dhe gjat kohes se mbarimit te garancis keto pare pse ti marri privati pa derdh asnji lek Shum her me mir te behen ndermarrje shteterore per mirmbajtje Por problemi eshte vjedhja qe do behet dhe mungesa e mimbajtjes nga hajduterit

    Përgjigju
  • Alb: 06/11/2024 21:14

    Populli ma fukara ne EU rruget me pages. Ky ashte kapitalizmi

    Përgjigju
  • Shume mire: 06/11/2024 21:04

    Shume mire tunelet me pagese me karte ose me e-Albania , lekt ti kalojne vet shtetit ! Tani Po qe ka nis mazhornaca te behet ne rregull pas ardhjes Trump duhet Shqipëria te behet vend me investime sa me shume dhe me I frastruktur , Europa eshte Shqipëri dhe Shqipëria edhe evrope ! 2025 jemi ne EU

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Interi mposht Arsenalin me penallti, Barcelona shënon pesë gola në Beograd! Në Munich shtyhet ndeshja, Atletico fiton në Paris! Surprizon Brest

Champions League/ Interi mposht Arsenalin me penallti, Barcelona shënon pesë gola në Beograd! Në Munich shtyhet ndeshja, Atletico fiton në Paris! Surprizon Brest