-
Dhjetë pistoleta drejt Sarandës, Prokuroria zbulon të tretin e grupit, arrestohet dhe lihet në burg
Pas dy muaj hetimesh intensive, Prokuroria e Sarandës ka identifikuar një person të tretë të përfshirë në çështjen e trafikut të 10 pistoletave të sekuestruara në aksin Kardhiq-Delvinë. Prokurorja Hava Memko ka lëshuar një urdhër arresti për Fabian K., 25 vjeç nga Këlcyra, duke kërkuar masën e sigurisë "Arrest në burg" në mungesë. Ky urdhër është miratuar nga gjyqtari Mikel Hysometaj.
16 Nëntor, 16:45