SARANDË - Pas dy muaj hetimesh intensive, Prokuroria e Sarandës ka identifikuar një person të tretë të përfshirë në çështjen e trafikut të 10 pistoletave të sekuestruara në aksin Kardhiq-Delvinë. Prokurorja Hava Memko ka lëshuar një urdhër arresti për Fabian K., 25 vjeç nga Këlcyra, duke kërkuar masën e sigurisë "Arrest në burg" në mungesë. Ky urdhër është miratuar nga gjyqtari Mikel Hysometaj.
I dyshuari u arrestua nga policia e Përmetit të enjten dhe është transferuar në Komisariatin e Sarandës për t’u përballur me drejtësinë. Paraditen e së shtunës, Gjykata e Sarandës i ka komunikuar masën e sigurisë të caktuar më herët, ndërsa gjyqtari Hysometaj konfirmoi zbatimin e saj, duke mos konstatuar asnjë rrethanë të re që të ndryshonte vendimin fillestar.
Ngjarja daton më 13 shtator, kur policia ndaloi një automjet tip “Nissan” me targa AA827SV në aksin Kardhiq-Delvinë. Gjatë kontrollit, në mjet u gjet një qese plastike që përmbante 10 pistoleta të markës “Glock”, së bashku me 150 fishekë dhe 250 euro, të gjitha të sekuestruara në cilësinë e provave materiale.
Në atë kohë u arrestuan dy të rinj nga Këlcyra, Klaudio Osmani, 23 vjeç, punonjës në zjarrfikës, dhe Mehmet Canaj, 24 vjeç. Hetimet fillestare sugjeruan se armët ishin destinuar për Sarandën, por mbetet e paqartë nëse do të trafikoheshin drejt Greqisë apo do të shiteshin në qytet.
Identifikimi i Fabian K. si bashkëpunëtor i dy të arrestuarve erdhi pas hetimeve të mëtejshme nga Prokuroria e Sarandës. Megjithatë, për shkak të sekretit hetimor, detajet e plota mbi rolin e tij në këtë trafik armësh mbeten të rezervuara.
25-vjeçari nuk pranoi të jepte deklarata gjatë seancës për vlerësimin e masës së sigurisë. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht këtë rrjet trafiku.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63%
-
Të gabuar
25.1%
-
Nuk kam mendim
11.9%
Vota total: 4336
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në hetim për korrupsion, kryeprokurori i Sarandës pezullohet nga detyra! SPAK: Veprime të paligjshme në favor të vjehrrit të tij
16 Janar, 11:10
-
Investitorët e rinj strategjikë/ I hapet rrugë ndërtimit të resortit me hotele e vila në Lëkurës të Sarandës, vlera 447 mln €
16 Janar, 07:31
-
Sarandë/ U përfshinë në përleshjen e armatosur të fshatit Gjashtë, IMT shemb lokalin ‘Unico Lounge’ në Ksamil, administrohej nga vëllezërit Sulejmani (VIDEO)
14 Janar, 15:25
-
Rrëshqitja e dherave, bllokohet aksi rrugor Ura e Dragotit-Këlcyrë
14 Janar, 14:59
-
Sarandë/ Kundërshtuan punonjësit e policisë, arrestohet 32 vjeçari, në kërkim i riu tjetër
9 Janar, 13:26
-
Vlorë/ Thyerje e masës së sigurisë, aksidente dhe dëmtim lokali, një në pranga dhe 3 nën hetim! Mes të dyshuarve edhe një grua nga Durrësi
6 Janar, 15:42
-
Kapet hajduti serial/ Vodhi çantën me 6000 euro në dhomën e hotelit në Ksamil! E zbuluan kamerat e sigurisë (EMRI + VIDEO)
6 Janar, 11:47
-
Festohet Dita e Ujit të Bekuar, ortodoksët në të gjithë vendin kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Gjirokastër 13- vjeçari i vetëm në garë
6 Janar, 08:33
-
Gjysma e Shqipërisë në 'black-out' për 1 orë! Burime për Report Tv: Ra linja e transmetimit 220 kv Kashar-Rrashbull (VIDEO)
5 Janar, 17:44
-
Sarandë/ Sherri masiv në fshatin Gjashtë, arrest me burg për 2 policët, ‘Detyrim paraqitje’ për 6 personat e tjerë
5 Janar, 17:27
-
Revista australiane '9 Travel': Eksploroni Shqipërinë në 2025
5 Janar, 14:12
-
Sarandë/ I vodhi me dhunë 400 euro punonjësit të një lavazhi, arrestohet 19-vjeçari
4 Janar, 15:40