-
'Të rënët e Luftës II Botërore pa dallim kombësie, feje, krahine, ideje'! Rama: Unë dhe qeveria nuk kemi interes të ndërhyjmë në punët e historianëve
Në aktivitetin e organizuar në COD, në kryeministri, mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama i cili përshëndeti aktivitetin, duke kujtuar se fakte të tilla dhe kërkimet historike i japin historisë një përmasë përtej atyre fakteve që kemi trashëguar nga një tjetër regjim. Rama shprehu bindjen se historianët e angazhuar në studimin e Luftës së Dytë Botërore, do nxjerrin një produkt relativisht objektiv, të distancuar nga emocionet dhe prirjet individuale.
29 Nëntor, 14:02