TIRANË - Qendra për Hapje dhe Dialog në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Shqiptare dhe UET Press promovuan librin “Të rënët e Luftës II Botërore pa dallim kombësie, feje, krahine, ideje”, që vjen për lexuesin në kujdesin e profesoreshë Nevila Nika, drejtuese e Akademisë së Studimeve Shqiptare dhe historianëve Florian Çullhaj, Marenglen Kasmi, Çelo Hoxha dhe Hasan Bello.
Ky botim i historianëve, në 80-vjetorin e Çlirimit të atdheut nga forcat nazi-fashiste, hedh dritë mbi fakte të qëmtuara deri në thellësi, për t’u lënë gjeneratave të ardhshme një dokument që flet mbi luftën e popullit shqiptar ndaj pushtuesve.
Në aktivitetin e organizuar në COD, në kryeministri, mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama i cili përshëndeti aktivitetin, duke kujtuar se fakte të tilla dhe kërkimet historike i japin historisë një përmasë përtej atyre fakteve që kemi trashëguar nga një tjetër regjim.
“Sa më takon mua dhe qeverisë shqiptare, sot e një dekadë nuk ka asnjë interes për të ndërhyrë në punët e historianëve dhe asnjëlloj kompleksi për të ndërhyrë në të gjitha të vërtetat e historisë. Duke falenderuar dhe duke shprehur respekt e mirënjohje për të gjithë juve dhe të gjithë ata që përpiqen në këtë lëmë, më lejoni që të kërkoj ndihmë nga Zoti që historianët e rinj, të kenë sadopak nga ndërgjegjia dhe pasioni juaj, ashtu sikundër duke ua qarë hallin atyre të kenë sadopak fakte historike të qarta kur të vijë radha për të shkruar historinë e këtyre kohëve, kur qeveritë dhe shtetet komunikojnë më shumë me SMS sesa me shkresa”, u shpreh Rama në fjalën e tij.
Megjithatë Rama shprehu bindjen se historianët e angazhuar në studimin e Luftës së Dytë Botërore, do nxjerrin një produkt relativisht objektiv, të distancuar nga emocionet dhe prirjet individuale.
“Më vjen mirë që ende ka forca dhe individë që janë të interesuar që të kontribuuojnë për një shkrim relativisht objektiv të Luftës së Dytë Botërore. Edhe Akademia e Shkencave është e interesuar në shkrimin e historisë së shqiptarëve, por ende mesa unë jam informuar, nuk ka hyrë në këtë fazë të historisë që është faza ku fillon vështirësia e distancimit të emocioneve dhe prirjeve individuale”, shtoi Rama.
Libri eksploron historinë e kohës së luftës në Shqipëri përmes një perspektive më të gjerë, duke ndërlidhur të gjitha të dhënat e disponueshme.
Shkalla e humbjeve njerëzore numëron 29,179 individë të rënë, viktima të luftës në role të ndryshme, që tregojnë koston e thellë njerëzore të luftës.
HISTORIA NUK Ç'BËHET,AJO SHKRUHET NGA FITIMTARËT.80 VJET MË PAS AKOMA NUK DUAN HUMBËSIT E SHËRBËTORËT E NAZI-FASHISTËVE TA MARRIN VESH QË JAN TURPI I KOMBIT.TË MË THOTË Z.NEVILA NIKA NJË KËNGË QË I KËNDONIN FOR.LUFT.TË TRADHËTIS NË LUFTËN PËR ÇLIRIM?.??PO ATA JETUAN U Ushqyen dhe u ngjitën si ai pas këpucëtë fashizmit në 29 Nëndor të 1944.Sa për luftë civile po të duan e të dojë N.N. të jap thënien klasike për elementët e luftës civile.Ka një thënie këpucar rri te këpucët.
PërgjigjuHala me 29000 deshmore! Ndoshta sebashku me viktimat, armiqte e vrare, progromet e komunisteve e nuk behan aq. Fatkeqesi, vazhdon propaganda e ndyre komuniste.
Përgjigju