-
Filetot me salmonelë/ AKU për Report Tv: U shpërndanë në 10 qarqe! Tërhoqëm mbrapsht 4 tonë, kompania s’bashkëpunoi, na ndihmuan Tatimet për t’i gjetur (VIDEO)
AKU jep detaje të reja për Report Tv pas bllokimit të një sasie të madhe të filetos së pulës me salmonelë. Martin Jorgaqi, Drejtori i Menaxhimit të Riskut i AKU thotë se bëhet fjalë për 7.9 tonë fileto pule me salmonelë që është kapur në port. Kompania ka refuzuar urdhrin e bllokimit dhe një pjesë e filetos është hedhur në treg. Jorgaqi thotë se ishte ndarë në 10 qarqe dhe është tërhequr nga tregu rreth 4 tonë fileto pule me salmonelë.
28 Mars, 20:20 -
Kroacia kthen mbrapsht mandarinat me pesticide/ AKU: Po hetojmë zinxhirin, preparati s'u ble në farmaci! Resuli: Ka ardhur kontrabandë
Mandarinat me normë të lartë pesticidesh janë asgjësuar gjatë ditës së sotme në Divjakë dhe në Berat, ndërkohë AKU ka gjobitur 4 milionë lekë grumbulluesin në Goriçan pasi s’kishte bërë analizat e produktit. Ndërkohë AKU ka sqaruar për Report TV se pesticidi nuk është blerë në farmacitë në vend dhe se po hetojnë mbi këtë fakt. Ndërsa eksperti Ervin Resuli tha se ato futen kontrabandë.
19 Dhjetor 2024, 16:44
