-
‘Lumi Shkumbin po shkatërrohet’, eksperti për Report Tv: Inertet e marra mund të mbushin 400 pishina olimpike, rruga në Librazhd u dëmtua nga gërryerja!
Lejet e dhëna për shfrytëzimin e materialeve inerte në basenin e Shkumbinit lidhen drejtpërdrejt me situatën e rrugës Librazhd-Prrenjas që prej 5 ditësh ka izoluar juglindjen, thotë gjeologu Arlis Arlikaj. Inxhinieri shpjegon se marrja e inerteve ka bërë që lumi të gërryejë shtratin e vet duke shkaktuar prishjen e rrugës.
25 Shkurt, 18:28 -
Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas shqetëson bizneset, Muço për Report Tv: Produktet mungojnë, rriten kostot! Alternativa janë furnizimet nga RMV e Greqia
Rruga e shembur në Librazhd nuk po shton vetëm koston e kohës për qytetarët. Bujar Muço nga Shoqata e Biznesit të Vogël në Korçë, shpjegon se do të krijohet një ngërç për lëvizjen e mallrave nga dhe drejt qytetit. Kjo do të rrisë direkt koston e tyre për konsumatorët dhe bizneset, ndërsa rrugë alternative për furnizimin do të jenë RMV e Greqia.
25 Shkurt, 18:04
