-
Banorët e Hotolishtit në protestë, bllokojnë rrugën dhe përplasen me policinë: Rruga e re na prish fshatin, të bëhet me tunel
Banorët e Hotolishtit në Librazhd nuk ndalen në kërkesën e tyre për të ndryshuar projektin e korridorit të VIII. Ata protestuan sërish kundër ministres Belinda Balluku, duke kërkuar një tunel alternativ, i cili do të mbrojë zonën historike, mjedisin dhe banesat e tyre
5 Maj, 14:33 -
VIDEO/ Rruga mespërmes fshatit, banorët e Hotolishtit protestojnë me ‘arkivol’, përplasen dhe me Policinë: Të bëhet tuneli, na ndan më dysh dhe na prish fshatin
Banorët e Hotolishtit në Librazhd protestuan sot për rrugën e re që kalon mespërmes fshatit të tyre dhe që bëhet burim aksidentesh dhe rreziku për jetët, por që u shemben edhe banesat, teksa fshati ndahet më dysh. Ata kërkojnë ndërtimin e një tuneli si zgjidhje. Përplasen me policinë, pasi uniformat blu nuk i lejuan të bllokohej rruga. Në protestë edhe fëmijët e shkollës, krijohet trafik mjetesh
2 Maj, 13:58 -
Banorët e Hotolishtit protestë për rrugën e re Elbasan-Qafë Thanë! Do të bojkotojmë zgjedhjet e 11 Majit nëse nuk na plotësohen kërkesat
Banorët e fshatit Hotolisht dolën për herë të dytë në protestë, duke bllokuar për rreth 60 minuta aksin kombëtar Librazhd-Përrenjas. Ata kundërshtojnë projektin e rrugës “Elbasan-Qafë Thanë” që pritet të kalojë në mes të fshatit, duke shkaktuar dëme në shtëpi, biznese dhe toka bujqësore. Banorët shprehen të pakënaqur me procesin e shpronësimeve, të cilat i konsiderojnë të padrejta dhe me vlerë të ulët.
27 Prill, 10:42 -
Librazhd/ Banorët e Hotolishtit peticion me 511 firma kundër Ballukut: Ndrysho projektin e rrugës ‘Elbasan-Qafë Thanë’! S’dalim në votime
Përmes një peticioni me 511 firma drejtuar Autoritetit Rrugor dhe Ministrisë së Infrastrukturës, banorët e Hotolishtit në Librazhd kërkojnë të ndryshojë projekti i autostradës “Elbasan-Qafë Thanë”. Ata thanë se rruga e re është projektuar të kalojë përmes fshatit duke shkatërruar pronat e tyre. Nëse projekti nuk ndryshon banorët thanë se do të bojkotojnë zgjedhjet e 11 majit.
28 Shkurt, 13:16
