2 muaj pas peticionit që i drejtuan ministres së infrastrukturës Belinda Balluku, e që mbeten në pritje të përgjigjes, anorët e fshatit Hotolishtit dolën këtë të diel për të dytën herë në protestë në rrugën kombëtare Librazhd-Përrenjas.
Për të kërkuar zgjidhje për problemin madhor, pasi thonë se projekti i rrugës “Elbasan-Qafë Thanë”, i ndan në mes fshatin, për rreth 60 minuta ata bllokuan rrugën.
Nuk munguan edhe momentet e tensionit me forcat e rendit.
Shqetësimi më i madh i banorëve lidhet me procesin e shpronësimeve, që sipas banorëve është në vlera qesharake dhe nuk pasqyron vlerën reale të pronave të tyre. Projekti parashikon një shpërblim prej 250 euro për metër katror.
Pas ndërhyrjes së policisë banorët liruan aksin kombëtar, ndërsa premtuan se të drejtën do të vijojnë ta kërkojnë.
Fund shkurtin e kaluar, banorët e hotolishtit dorëzuan një peticion me 511 firma në Bashkinë e Librazhdit, që i drejtohet ministrisë së infrastrukrës, ku kërkuan që rruga të devijohet në luginën e Shkumbinit.
Të shqetësuar për shtëpitë, bizneset që pritet të shemben dhe tokat bujqësore që do shkatërrohen, banorët kanë paralajmëruar se nëse nuk do të merren parasysh kërkesat e tyre, ata do të bojkotojnë zgjedhjet e 11 Majit.
Aktualisht makineritë dhe punëtorët e kompanisë ndërtuese po punojnë për hapjen e trasesë në segmentin Elbasan-Papër-Ura e Grykshit dhe më pas do të vazhdojnë drejt Hotolishtit. Nuk ka ende reagim nga Autoriteti Rrugor dhe Ministria e Infrastrukturës për protestat e vazhdueshme të banorëve të Hotolishtit.
Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 11:47
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
48.9%
-
Të gabuar
36.8%
-
Nuk e di
14.3%
Vota total: 3179
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Kastravecët nën kosto’, fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet
19 Mars, 17:13
-
'Po na marrin kullotat e bagëtive është njësoj si të na marrin bukën e gojës', banorët e Bulqizës kundër vendimit të bashkisë për panelet diellore
19 Mars, 16:54
-
Banorët e Rrjollit vijojnë protestën kundër resortit të Ulajt, përplasen me policinë: Malësorët e mbrojnë tokën me gjak! Disa të shoqëruar
19 Mars, 12:19
-
Elbasan/ Qytetarja i kallëzoi për vdekjen e nënës, policia nis hetimet për neglizhencë ndaj dy mjekeve
18 Mars, 11:47
-
Shehi ‘godet’ majtas e djathtas: Protestat i shërbejnë vetëm Berishës, zgjedhjet e reja do e gjejnë PD-në me shefa të tjerë
17 Mars, 20:04
-
Elbasan/ Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese të pabanuar, policia nis hetimet
17 Mars, 14:31
-
PAMJET ME DRON/ Vetëm një grusht ithtarësh në tubimin e PD-së para Kryeministrisë, ‘Foltorja’ braktiset edhe nga vetë Berisha
16 Mars, 19:40
-
Nga Mercedesi klasik te BMW-ja legjendare, makinat retro në qendër të Elbasanit
15 Mars, 16:08
-
Përfshihet nga flakët një automjet në Prrenjas, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme
15 Mars, 14:54
-
Mbyllet me dhunë Flamurtari-Elbasani, tifozët vendas tentojnë të godasin lojtarët miq! Verdheblutë marrin 3 pikët në Vlorë (VIDEO)
14 Mars, 18:07
-
Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan, nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit (VIDEO)
14 Mars, 14:59
-
Pamjet me dron/ Të gjithë në Elbasan për Ditën e Verës, sheshi kryesor ‘gëlon’ nga qytetarët
14 Mars, 13:57