-
Ishte në kërkim se shiti fileto pule me salmonelë, ndalohet pronari i ‘AMG Food’! Do hetohet në gjendje të lirë
Për sasinë e konsiderueshme të mishit të pulës që shiti në treg edhe pse ishte me bakterin e salmonelës, policia ka ndaluar pronarin e kompanisë që e importoi nga Brazili. Arben Goxhe ishte i shpallur në kërkim, ashtu si edhe vëllai i tij dhe 3 inspektorë të AKU-së, ai do të hetohet në gjendje të lirë.
4 Prill, 09:42 -
-
-
Mishi i pulës me salmonelë, reagojnë kompanitë! 'diMal': Asnjë sasi nga lotet e kontaminuara s'është përdorur në prodhimin. AMG: Kemi siguruar 154 fatura të shitjeve të produktit të kontaminuar
Të paktën 7.9 tonë fileto pule me salmonelë me origjinë nga Brazili u kap në Portin e Durrësit nga AKU. Kjo është sasi e pretenduar zyrtarisht nga vetë AKU, ndërsa burime bëjnë me dije se kjo shifër mund të jetë më e madhe, deri në 18.3 tonë. Sasia u fut në Shqipëri më 11 mars.
29 Mars, 10:09 -
Gati 8 tonë mish pule me salmonelë nga Brazili/ Në kërkim pronari i AMG, nën hetim i vëllai, pronar i diMal' dhe 3 inspektorë të AKU-së! Reagon AMG food: Iu shit 154 klientëve, masa për t'i tërhequr nga tregu
Për sasinë e konsiderueshme të mishit të pulës që doli në treg edhe pse ishte me bakterin e salmonelës, policia shpalli në kërkim pronarin e kompanisë që e importoi nga Brazili, dhe vuri në hetim vëllain e tij me një firmë të përpunimit të mishit. Policia po heton edhe 3 inspektorë të AKU-së që nuk bënë detyrën e lejuan daljen nga porti i Durrësit të 7.9 tonë mish me salmonelë.
29 Mars, 09:47