-
Zgjedhjet/ Ilir Yzeiri në Report Tv: PS e organizuar, Berisha i ka bërë boshatisjen më të madhe vendit, shfaqja e tij krah Belerit s’i motivoi emigrantët
‘Berisha i ka bërë boshatisjen më të madhe të Shqipërisë’, kështu është shprehur analisti Ilir Yzeiri. I ftuar ditën e sotme në Report Tv, ai tha se me krimet që u bënë këtu kur në pushtet ishte Berisha njerëzit u detyruan që të largohen.
13 Maj 2025, 13:49 -
Rama për ‘Politico’: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt
Kryesocialisti Edi Rama ka siguruar një fitore të thellë në zgjedhjet parlamentare, duke marrë një shumicë që i garanton mandatin e radhës dhe e kthen atë në liderin më jetëgjatë të Shqipërisë demokratike
13 Maj 2025, 13:04 -
Zgjedhjet e 11 majit/ Edi Rama shkon në selinë e PS, nesër kryeministri pritet të mbajë fjalimin e fitores
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në selinë e PS, ndërsa ditën e nesërme pritet që ai të mbajë fjalimin e fitores. Nga ana tjetër, kreu i PD-së Sali Berisha ndodhet në selinë blu, ku në këto zgjedhje fundosi përfundimisht opozitën.
13 Maj 2025, 12:31 -
Zgjedhjet, gazetari Armand Plaka në Report Tv: PS makineri elektorale, Berisha nuk e çon dot PD-në tek fitorja, duhet të largohen figurat e konsumuara
Teksa numërimi i votave për zgjedhjet e 11 majit vijon, PS është në epërsi ndaj partive të tjera. Për gazetarin Armand Plaka, në një lidhje skype tha se kjo vjen pasi PS është më e organizuar si parti.
13 Maj 2025, 11:29 -
Ilir Yzeiri: Pushteti i humbjes
Zgjedhjet e këtij viti nuk ishin një garë elektorale klasike që bëhet midis forcave politike për të qeverisur vendin. Sistemi demokratik i pushtetit të deleguar është futur në krizë në të gjithë Perëndimin, në Amerikë, më shumë se kudo. Ka disa tipologji dështimesh nëse mund t’i quanim kështu.
13 Maj 2025, 11:20 -
‘Fushata e PD ishte fyese’, Rada për Report TV: Imazhi iu dëmtua me aktet e dhunës së deputetëve dhe kontratën 6 mln dollarëshe! Berisha të largohet bashkë me besnikët
Në një intervistë për Report TV, Rada analizoi faktorët që e çuan PD drejt këtij rezultati të dobët. Sipas tij, Berisha bëri një fushatë ‘fyese’ për qytetarët, imazhi i partisë u dëmtua edhe më shumë me aktet e fundit të dhunës dhe kontrata lobuese 6 mln dollarëshe. Sipas tij, Berisha duhet të largohet me besnikët e tij.
13 Maj 2025, 09:33 -
Mbyllet numërimi për qarkun e Vlorës, kryebashkiaku Dredha për Report Tv: Presim dhe mandatin e 9-të nga votat e diasporës (VIDEO)
Pas fitores së Partisë Socialiste në Vlorë, foli kreu i bashkisë, Ermal Dredha, i cili pasi uroi socialistët dhe qytetarët për fitoren, u shpreh optimist për një rezultat 9 me 3 në këtë qark
13 Maj 2025, 01:10 -
Rama intervistë për ‘Corriere’: Këmbëngulja ka fituar, në vitin 2030 do të jemi gati për BE-në! Ja çfarë më shkroi ‘motra ime’ Meloni
Gazeta italiane realizon një intervistë me kryesocialistin Edi Rama një ditë pas zgjedhjeve të 11 majit. Çfarë thotë kryeministri për rezultatin dhe pse shqiptarët e votuan: Nuk fitojmë sepse opozita humbet, por sepse njerëzit besojnë te ne! Vota e diasporës me preku
13 Maj 2025, 00:33 -
Mero Baze: Partinë Demokratike e dërrmoi berishizmi
Partia e Sali Berishës nuk është thjesht një parti e mundur. Ajo është dërrmuar. Përveçse ka dalë e shkatërruar nga pikëpamja elektorale, ajo i ka dhënë kundërshtarëve të saj mundësinë të arrijnë një shumicë të cilësuar në Kuvendin e Shqipërisë, drejt 84 mandateve, duke e bërë PD të parëndësishme në çdo proces që kërkon konsensus politik
13 Maj 2025, 00:00 -
Mbyllja e procesit të numërimit në Mallakastër festohet me fishekzjarre, PS fiton me rreth 7 mijë vota para! (VIDEO)
Pas numërimit të kutive të KZAZ-së, PS siguroi 9000 vota dhe PD vetëm 1800 vota, ose një diferencë me rreth 7 mijë vota. Në orën 8:00 të mëngjesit të së martës (13 maj), do të fillojë edhe numërimi për kandidatët
12 Maj 2025, 23:33 -
Deputeti më i votuar deri tani, a i ka shkruar Edi Rama? Ja çfarë thotë Blendi Gonxhja!
Blendi Gonxhja është socialisti më i votuar në Vorë. Ai ka siguruar 4759 vota. Në një lidhje live për emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV, zoti Gonxhja tha se ndjehet krenar që njerëzit e kanë besuar.
12 Maj 2025, 21:41 -
-
-
Vlorë/ Vëngu: Kemi thelluar rezultatin në krahasim me zgjedhjet e kaluara, ka ndikuar shumë vota e diasporës
Vëngu ka folur për Report Tv, ku ka thënë se rezultati është më i thelluar nga zgjedhjet e kaluara. Sipas tij, ka ndikuar dhe vota e diasporës, e cila ka rritur thellimin e rezultatit.
12 Maj 2025, 19:44 -
Zgjedhjet, Idajet Beqiri në Report Tv: E pritshme epërsia e PS ndaj partive të tjera, në këto 12 vite kanë ndodhur ndryshime, nuk pati ‘Gërdec’ as ‘21 janar’
Për avokatin Idajet Beqiri, epërsia e PS ndaj partive të tjera në këto zgjedhje ishte e pritshme, pasi sipas tij, vendi nën drejtim e PS ka pësuar shumë ndryshime. Një koment e pati edhe për partitë e reja, fushata e të cilave sipas tij ishte e njëjtë me atë të partive të vjetëra.
12 Maj 2025, 19:38 -
Ministrja Ibrahimaj nga Njësia 5 për Report Tv: Në çdo kuti jemi në avantazh! Uroj që Erion Braçe të ketë fituar mandatin
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, nga Njësia 5 tha se nga numërimi i votave deri në këto momente rezulton që edhe në këto zgjedhje kjo njësi ka mbetur bastion i të majtëve.
12 Maj 2025, 19:28 -
-
VIDEO/ Tension në një KZAZ në Durrës/ Dy vota tepër në një kuti votimi, PD kërkon rinisjen e procesit, PS: Është një lapsus
Situata është bërë e njohur nga kandidatja e listave të hapura të Partisë Demokratike, Jola Hysaj, e cila ka kërkuar që të ndërpritet procesi dhe të rinisë vlerësimi i kutisë problematike.
12 Maj 2025, 17:13 -
Zgjedhjet e 11 majit/ 'Financial Times': Edi Rama, në rrugën e duhur drejt mandatit të katërt, përballë ka Sali Berishën që është 'non grata'
Numërimet paraprake tregojnë se Partia Socialiste e Ramës do të mbajë shumicën në parlament, përballë Partisë Demokratike të krahut të djathtë të Sali Berishës, i cili ka tentuar një rikthim politik.
12 Maj 2025, 17:04 -
Kara për Report Tv: Partitë e vogla kanë marrë vota nga PD! Berisha dështoi, nuk kapi as rezultatin e 2021, Rama jeton në fushatë
Avokati tha se PD dështoi të arrijë në pritshmëritë e këtyre zgjedhjeve dhe, për më tepër, në gjurmën e rezultatit të 2021. Nga ana tjetër, Kara tha se Rama tregoi se jeton në fushatë dhe arriti të parashikojë rezultatin e vet.
12 Maj 2025, 16:54