-
5 ditë kërkime për Ardit Beshirin, gjenden disa sende/ Babai për Report Tv: Më fliste për punën e rrezikshme, menaxherja i dha urdhër të punonte aty ku rrëshqiti dheu
5 ditë nga kërkimet për trupin e 29 vjecarit në fabrikën e kromit në Burrel, gjendet disa sende dhe një këpucë të Ardit Beshirit. Babai i tij për Report tv kërkon ndihmën e shtetit për gjetjen, ndërsa tregon se dy ditë para fatkeqësisë i biri i kishte treguar për rrezikun në punë.
7 Maj, 18:38 -
Video/ Çarja dramatike e ujëmbledhësit, 5 ditë kërkime, gjendet një këpuçë në vendngjarje, dyshohet e Ardit Beshirit! Në misionin humanitar dhe ushtria e Kosovës
Ende nuk ka asnjë shenjë të Ardit Beshirit, të riut që humbi jetën fatalisht në fabrikën e kromit, 5 ditë më parë. Në misionin humanitar, pas apelit të familjarëve, janë angazhuar forcat tona të ushtrisë dhe ato të Kosovës. Kërkimet po kryhen me mjete logjistike, tha përgjegjësi i Emergjencave Civile por ende pa rezultat për shkak të shembjes masive të dherave dhe çarjes së rezervuarit.
7 Maj, 12:04 -
I biri 29-vjeçar 24 orë nën dhe, babai për Report Tv apel: Institucionet të na ndihmojnë, po gërmojmë vetë! Vetëm 7 ushtarë me çizme dhe lopata, firma nuk duket fare
Në Qafën e Burrelit prej 24 orësh vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili ishte duke punuar me eskavator kur një masiv i madh dheu e zuri poshtë në fabrikën e përpunimit të Kromit.
4 Maj, 13:11
