Mes dhimbjes duke kërkuar trupin e birit  Ardit Beshiri, babai i tij Nerimi po qëndron prej 5 ditësh në vendit ku masivi i dheut e zuri poshtë teksa ishte duke gërmuar.

Arditi, i cili po punonte me një eskavator, e zuri poshtë një rrëshqitje e madhe dheu që e mbuloi bashkë me mjetin me të cilin punonte dhe e mori përpara materiali i rërës dhe ujit i kësaj fabrike.

Babai i tij, Nerim Beshiri, për Report Tv thotë se i biri dy ditë para fatkeqësisë i kishte treguar se puna që bënte ishte e rrezikshme.

"Menaxherja e firmës i dha urdhër djalit që të punonte aty ku rrëshqiti dheu. Djali punonte në këtë firmë prej 4-5 vitesh, askush s'erdhi të më japë ngushëllime. Djali më tha dy ditë para fatkeqësisë që ka punë të rrezikshme", tregon ai.

Babai vazhdon të bëjë apel për gjetjen e trupit të djalit institucioneve shtetërore.

“Shteti të më ndihmojë. E kërkojmë djalin prej 5 ditësh, janë gjetur sende metalike dhe një këpucë. Nuk ka aparatura që gjejnë trupin e njeriut, shteti të kërkojë ndihmë nga fqinjët. Menaxherja e firmës i dha urdhër djalit që të punonte aty ku rrëshqiti dheu. Djali punonte në këtë firmë prej 4-5 vitesh, askush s'erdhi të më japë ngushëllime. Djali më tha dy ditë para fatkeqësisë që ka punë të rrezikshme,” -tha babai për Report Tv.

Në krah ka edhe të afërm që e mbështesin dhe apelojnë për ndihmë.

Për gjetjen e trupit të 29 vjecarit Ushtria e shqipërisë, Kosovës dhe policia prej 5 ditësh po kërkojnë mes masivit të dheut, por për shkak të terrenit të vështirë, pa rezultat. Aktualisht janë gjetur vetëm disa sende metalike dhe një këpucë që i përket Arditit.  

Kjo hartë tregon hapësirën gjigande ku ushtarët po kërkojnë për trupin e 29-vjeçarit. Nga rezervuari deri në vendin ku është gjetur shasia e eskavatorit është një distancë prej 4 kilometrash ku dhe janë përqendruar kërkimet. 

Ardit Beshiri punonte prej disa muajsh në fabrikën e përpunimit të kromit në Qafë Burrel,  e cila shtrytëzohet nga një kompani kineze. Në pranga ka rënë drejtuesi teknik i punimeve, ndërsa po hetohen shkaqet e ngjarjes fatale.

H.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Maj, 14:17

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?