-
‘Sterilizimi’/ GJKKO dënon me 28 vite burg 8 të pandehur! Rrjepaj e Rrapaj me nga 6 vite burg, shpallen të pafajshëm për grup të strukturuar kriminal
GJKKO shpalli fajtor dhe dënoi me 28 vite burg në total 8 të pandehurit e dosjes “Sterilizimi”, të gjykuar me procedurë të shkurtuar. Ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj u dënuan me nga 6 vite burg, që ulen në 4 vite secili, ndërsa disa prej të pandehurve të tjerë përfituan pezullim dënimi ose konvertim në shërbim prove. Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, po gjykohet më vete me procedurë të zakonshme.
4 Mars, 16:45 -
-
SPAK kërkon 36 vite e 6 muaj burg për 8 të pandehurit e 'Sterilizimit'! Nga 10 vite burg për Rjepajn dhe Rrapajn! Gjykimi për Beqajn i ndarë
SPAK shpalli pretencën për 8 të pandehur të dosjes Sterilizimi, një koncesion me vlerë 100 milionë euro, për të cilin po gjykohet në një proces më vete, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Dy dënimet më të rënda, SPAK i kërkoi për ish-zv.ministrin Klodian Rjepaj dhe biznesmenin që fitoi tenderin, Ilir Rrapaj.
25 Qershor 2025, 13:26 -
GJKKO ndan dosjen e 'Sterilizimit', Beqaj gjyq i zakonshëm, 8 të tjerët gjykim të shkurtuar! Ish-ministri: Inkuizicion pa prova ndaj meje
Seanca e radhës për gjyqin mbi dosjen e sterilizimit në Gjykatën e Posaçme, i pranishëm ka qenë si i pandehur edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, që në këtë proces ndiqet në gjendje të lirë, por është i arrestuar për fondet e ‘SASPAC”. Beqja hodhi akuza ehde ndaj SPAK-ut që nuk i vuri në dispozicion vendimin e ish-Krimeve të Rënda: E gjeta te Kuvendi, se ia kishin çuar Komisionit Hetimor, ka dhe vendim të unifikuar të Gjykatës së Lartë
28 Maj 2025, 13:55
