-
Tiranë/ Prodhonin dokumente false në banesë, babë e bir e kishin krijuar laboratorin në një dhomë të fshehtë! Dera hapej me sistem inteligjent
Babë e bir që prodhonin dokumente false në banesë, e kishin krijuar laboratorin brenda një dhome të fshehtë. Për hapjen e derës, përdornin një mekanizëm të fshehtë me karikues. Report TV siguron foton e këtij mekanizmi, që iu jepte mundësinë babë e bir të punonin në fshehtësi.
6 Korrik, 10:44 -
VIDEO/ Në arrest shtëpie, por vijonte prodhimin e dokumenteve false! Në pranga babë e bir, u zbulohet laboratori në banesën në Tiranë! 20 mijë € pasaporta për në BE
Një laborator i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve është zbuluar në Tiranë, ku në pranga kanë rënë babë e bir, Pjerin dhe Ylli Brahimaj. Ata kërkonin nga 15 deri në 20 mijë euro për një pasaportë false me qëllim kalimin e paligjshëm drejt BE apo SHBA. Grupi i Brahiamjt u godit nga SPAK në qershor 2024, por ai vijonte të njëjtin aktivitet edhe pse ishte në masë arrest shtëpie.
5 Korrik, 10:48
