-
Rivlerësimi i pronave i sjell buxhetit 30 mln euro! Malaj: Së shpejti referencat e reja! Tabaku: Mbahen peng për interesa të disa bizneseve
Afro 30 milionë euro ka përfituar buxheti i shtetit deri më tani nga procesi i rivlerësimit të pronave me 9500 aplikime që nga fundi i muajit shkurt. Ministri i Financave Petrit Malaj tha në kuvend se vijon puna për referencat e reja në 60 bashkitë e vendit që sipas tij do të pasqyrojnë çmimet reale të tregut imobiliar. Por për PD-në shtyrja e referencave është bërë për interesa të disa bizneseve.
23 Prill, 18:16