-
Vrasja e Anesti Ramës nga e bija, Prokuroria e Fierit: Kishte çarje në ballë dhe vetull
Prokuroria e Fier ka dhënë detaje nga vrasja e 56-vjeçarit Anesti Rama, që dyshohet se u dhunua dhe u mbyt me tel nga vajza e tij Emalinda Rama dhe Çlirim Dogani, me të cilin e reja dyshohet se kishte një lidhje intime.
2 Gusht 2025, 13:10 -
Vranë kryefamiljarin/ Nënë e bijë dëshmi kontradiktore, avokati: Janë për psikiatri! Gjykata e Fierit i lë në burg bashkë me mikun
26-vjeçarja, e cila fillimisht pranoi vrasjen e të atit, që sipas saj ishte fanatik, sot e ka mohuar përpara gjykatës. Po në pozita mohuese ka qëndruar e ëma. Nisur nga dëshmitë e tyre kontradiktore dhe gjendja jo e mire mendore, avokati i caktuar kryesisht nga shteti ka kërkuar shtrimin e tyre në spital psikiatrik. Gjykata e Fierit pasi dëgjoi palët caktoi arrest me burg për nënë e bijë si dhe mikun e vajzës, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në krim.
28 Korrik 2025, 10:23 -
Arrestimi i Çlirim Doganit për vrasjen në Fier, habiten banorët e Arapajt: E pamundur, është djalë i mirë, i martuar me dy fëmijë (VIDEO)
Vajza e xhaxhait të Çlirimit, Manushe Dogani dhe një banor, Fatmir Çalamani, pohojnë se njihet në fshat si njeri i mirë, punëtor e familjar.
26 Korrik 2025, 11:37 -
Vrasja e Anesti Ramës në Fier, arrestohet edhe shoku 55-vjeçar i vajzës si bashkëpunëtor në krim, dyshohet se kishin lidhje intime (EMRI + FOTO)
Sipas policisë, 55-vjeçari Dogani akuzohet se ka bashkëpunuar me Emalinda Ramën 26 vjeç për të mbytur për vdekje me tel babain e saj Anesti Rama 56 vjeç, si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse. “Nuk di asgjë, nuk kam lidhje me këtë histori”, është shprehur Çlirim Dogani para grupit hetimor.
26 Korrik 2025, 09:49 -
Bie alibia e vajzës dhe nënës për vrasjen në Fier, të afërmit: I merrnin rrogën, e linin pa bukë. E bija e dytë: Më thanë u rrëzua në banjo
Ndryshe nga dëshmia e vajzës në polici, e cila deklaroi se e vrau babain për shkak se nuk i jepte para dhe nuk e lejonte të vishej ekstravagante e të argëtohej, fqinji i tyre, por edhe kunata e të ndjerit Anesti Rama 56 vjeç, tregojnë se viktima nuk mbante para me vete. Kurse nipi i viktimës thotë se 56-vjeçari kishte plagë në ballë
25 Korrik 2025, 16:41
