-
Korçë/ Tentoi të kontrabandonte naftë që e kishte fshehur në depozitën rezervë të automjetit, arrestohet 61-vjeçari
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin me drejtues D. Xh., në të cilin konstatuan një depozitë rezervë me një sasi nafte, për të cilën ai nuk kishte ndonjë dokument apo faturë. 61- vjeçari është arrestuar nga policia, ndërsa është sekuestruar automjeti dhe sasia e naftës.
19 Gusht, 15:56
