-
Dje u rrëzua godina me tritol, Gjykata lë në burg ish-drejtuesin e IMT që ndërtoi resortin pa leje
Ish-kreu i IMT-së së Durrësit, Ardian Halili do të qëndrojë në burg. Ai ndërtoi pa leje resortin 5600 m2 te Kepi i Rodonit. Akuzohet për "Ndërtim i paligjshëm me qëllim përfitimi", "Korrupsion i zyrtarëve të lartë" dhe "Shpërdorim i detyrës".
30 Gusht, 12:56 -
‘Po pse vetëm Thethi…’, Rama ndan pamjet nga shpërthimi i resortit të ish-kreut të IMT Durrës: Abuzuesi mori peng territorin (VIDEO)
Jo vetëm Thethi e Kepi i Rodonit. Duke iu përgjigjur akuzave për aksion selektiv, kryeministri Edi Rama paralajmëron se shembjet e ndërtimeve pa leje po vijojnë në të gjithë vendin, nga veriu në jug.
30 Gusht, 10:41 -
Durrës/ Shembet me tritol resorti ‘Saint Michelle Residence’ i ndërtuar pa leje! Në pronësi të ish-kreut të IMT-së (VIDEO)
Ky është momenti i shembjes me tritol të resortit ‘Saint Michelle Residence’, në fshatin Shetaj të Ishmit në Durrës, për të cilin është arrestuar nga Policia ish-kryeinspektori i IMT-së në Bashki, Ardian Halili, pasi e ka ndërtuar pa leje gjatë kohës që ishte në detyrë.
29 Gusht, 15:16 -
Ish-drejtori i IMT-së në Durrës ndërtoi pa leje resortin 5600 m2 te Kepi i Rodoni, do hetohet nga SPAK për 3 vepra penale
Ish-kryeinspektori i IMT Durrës, Ardian Halili, kishte ndërtuar pa leje një resort pranë kepit të Rodonit, me shtëpi pushimi, fushë minifutbolli e pishinë, gjatë kohës ishte drejtues në zyrat e shtetit, prej vitit 2018. Drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala, tha se shembuj të tillë do të marrin fund në qarkun e Durrësit dhe apeloi që qytetarët të denoncojnë çdo shpërdorim detyre nga punonjës policie e zyrtarë.
28 Gusht, 10:32 -
-
Ndërtoi shtëpi pushimi pa leje në Kepin e Rodonit, në pranga ish-kreu i IMT-së në Durrës! Resorti me pishinë e pranë detit (FOTOT)
Policia arrestoi ish-kryeinspektorin e IMT-së Durrës, pasi dyshohet se ndërtoi disa shtëpi pushimi pa leje në një resort të tijin buzë detit, pranë Kepit të Rodonit. Ardian Halili, me gruan ish-prokurore sot avokate e Shullazit, sipas policisë i bëri ndërtimet pa leje në 2017-ën kush ishte në detyrë.
27 Gusht, 11:13
