Thethi ishte vetëm pikënisja e një aksioni që do po zgjerohet në të gjithë vendin për shembjen e ndërtimeve pa leje, thotë kryeministri Edi Rama.

Shembull konkret sipas tij, është rasti i resortit pa leje “Sent Michele Rezidencë” në rrethin e Durrësit, ndërtuar totalisht pa leje në 5 mijë e 600 metra katrorë tokë gjatë vitit 2018, nga Ardian Halili, në atë kohë në krye të Inspektoratit për Mbrojtjen e Territorit në Durrës.

Teksa ka ndarë pamjet nga shpërthimi me tritol i resortit, Rama shprehet se dje u vendos rendi ligjor për një abuzues që kishte marrë peng territorin, dhe që tashmë i është dorëzuar drejtësisë. 

“Ca zëra në nisje të kësaj kthese të re thoshin “po pse Thethi e jo Jugu, po pse ashtu e jo kështu”, ndërkohë puna për mbrojtjen e vendit nga abuzuesit vazhdon në Veri, Jug dhe Shqipërinë e Mesme, ku konkretisht në Durrës është vendosur rendi ligjor mbi një territor të marrë peng nga një abuzues, i cili është ndaluar nga Policia e Shtetit e i është dorëzuar drejtësisë edhe si ish-drejtues i inspektorëve të Durrësit”, ka shkruar kryeministri.

Rezidencat me fushë futbolli e pishinë të cilat u shembën me tritol, ndodheshin pranë bregut të detit ne zonën e Kepit të Rodonit, ku vetëm javët e fundit janë evidentuar 66 objekte të pa leje. Ish-zyrtari, bashkëshort i ish-prokurores Rabjana Halili, sot avokate, u la në burg nga Gjykata e Durrësit ndërsa do të hetohet nga SPAK për ndërtim pa leje, korrupsion të zyrtarëve dhe shpërdorim detyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:55
Dje u rrëzua godina me tritol, Gjykata lë në burg ish-drejtuesin e IMT që ndërtoi resortin pa leje

1756291402_1756290909ardianhalili.png

Resorti pa leje dhe Ardian Halili

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kryeinspektorin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Durrës, Ardian Halili, i cili ndërtoi pa leje resortin 5600 m2 te Kepi i Rodonit.

Vendimi u mor nga gjyqtari i çështjes Paulum Çera, i cili e konsideroi të vlefshëm izolimin e Halilit. Ardian Halili u arrestua tre ditë më parë më 27 gusht i akuzuar për veprat penale "Ndërtim i paligjshëm me qëllim përfitimi", "Korrupsion i zyrtarëve të lartë" dhe "Shpërdorim i detyrës", ndërsa do të hetohet nga SPAK. 

Në kohën kur Halili drejtonte inspetorët e IMT-së në Durrës, gjatë periudhës 2018-2021, ai ndërtoi pa leje në zonën e Ishmit pranë Kepit të Rodonit në resort të pozicionuar në një sipërfaqe prej 5.600 metra katrorë. 

Resorti “Saint Michelle Residence” konsiston në ndërtimin e 11 godinave tip gazoniere, një ndërtese 2 katëshe dhe një mini fushe futbolli, i gjithi pa leje të posaçme ndërtimi. “Saint Michelle Residence” u shemb ditën e djeshme me anë të shpërthimit të komanduar.

Xh.D/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mali: 30/08/2025 16:41

    Vete i ndertojne, vete i prishin, qe t’i ndertojne prape, ky eshte misioni i operacionit special Rama 3

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?