-
TikTok mbyllet në SHBA! Mesazhi për përdoruesit: Për fat të mirë vjen Trump (që ka gati një urdhër presidencial për të shtyrë bllokimin)
Gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, TikTok u bllokua në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, Trump, që merr detyrën të hënën, ka gati një urdhër presidencial për të shtyrë me tre muaj bllokimin. Donald Trump betohet të hënën e 20 janarit si presidenti i SHBA.
19 Janar 2025, 07:41 -
Pas 40 vjetësh, inaugurimi presidencial në SHBA bëhet brenda Kapitolit
Për herë të parë që prej 40 vjetësh inaugurimi i një presidenti amerikan do të bëhet brenda Kapitolit. Presidenti i zgjedhur Donald Trump do ta bëjë betimin të hënën në ambjentin e mbyllur për shkak të temperaturave tepër të ulëta. Çdo ceremoni inaugurimi presidencial në Uashington ka të veçantat e veta, por këtë vit siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Carolyn Presutti ai do të jetë vërtet ndryshe.
18 Janar 2025, 20:54 -
Osmani delegon një përfaqësi nga kabineti i saj në inaugurimin e Trump
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka marrë ftesë nga anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve, për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan Donald Trump.
18 Janar 2025, 20:00 -
Trump thotë se me 'shumë mundësi' do të shtyjë mbylljen e TikTok në SHBA, por nuk ka marrë një vendim përfundimtar
Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se me “shumë mundësi” do të shtyjë ndalimin e TikTok për 90 ditë pasi të marrë detyrën të hënëb, por theksoi se ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Këtë deklaratë ai e bëri në një intervistë telefonike për NBC News këtë të shtunë (18 janar 2025).
18 Janar 2025, 19:45 -
SHBA/ Ashpërsimi i politikave për emigracionin me ardhjen e Trump dhe beteja e pritshme për emigrantët
Një nga premtimet elektorale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump ishte përpjekja për të miratuar në Kongres legjislacionit kundër qyteteve të cilat nuk zbatojnë politika të ashpra ndaj emigrantëve. Në këto qytete bashkëpunimi me strukturat federale të emigracionit është i kufizuar.
18 Janar 2025, 16:29 -
E ardhmja e rrjetit TikTok në SHBA
Rrjeti social TikTok mund të jetë së shpejti jo funksional për më shumë se 170 milionë përdorues amerikanë, për shkak të vendimit të Gjykatës së Lartë për ta ndaluar atë. Gjykata tha se se rreziku për sigurinë kombëtare që vjen nga lidhjet e rrjetit TikTok me Kinën, i kapërcen shqetësimet për kufizimin e lirisë së shprehjes.
18 Janar 2025, 16:13 -
-
-
-
-
SHBA/ Senati drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve
Senati po shkon drejt një raundi të fundit të votimit të një ligji që parashikon që autoritetet federale të arrestojnë emigrantët që akuzohen për vjedhje dhe krime të dhunshme dhe që u jep shteteve fuqi për të sfiduar politikat federale të emigracionit, duke i hapur rrugë një qasjeje të ndryshme ndaj emigracionit ndërkohë që Presidenti i zgjedhur Donald Trump fillon mandatin në Shtëpinë e Bardhë.
17 Janar 2025, 22:31 -
DASH shpall 13 individë dhe një entitet në Bosnjë si të padëshiruar, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit
Shtetet e Bashkuara shpallën të premten si të padëshiruar tetë individë për organizimin dhe zbatimin e planit për kremtimin e Ditës së Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë , kremtimi i të cilës është shpallur jokushtetues nga institucionet e vendit dhe është dënuar nga shtetet perëndimore.
17 Janar 2025, 21:46 -
Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit
Nga Xi Jinping te Javier Milei, nga Jeff Bezos te Mark Zuckerberg. Për ceremoninë e tij të inaugurimit, Donald Trump nuk i kushtoi vëmendje aleancave strategjike apo miqësive historike të Shteteve të Bashkuara, por, si gjithmonë bëri me kokën e tij, duke thirrur rreth 200 të ftuar, mes të cilëve 10 krerë shtetesh dhe qeverish.
17 Janar 2025, 20:23 -
Parashqevi Simaku shtrohet në psikiatri, psikologia në Report Tv: Të trajtohet me dëshirën e saj, jo atje! Mërtiri: Ekspozimi në media ia rëndoi problemet
Këngëtarja Parashqevi Simaku prej dy javësh ndodhet e shtruar në spitalin psikiatrik të Nju Jorkut. Gjëndja e saj psikologjike është rënduar pas takimit me djalin e saj Luke. Psikologia Marsela Leklsi, u shpreh se ajo duhet që të trajtohet me dëshirën e saj dhe jo në psikiatri.
17 Janar 2025, 20:19 -
J.D Vance, profili i një prej nënpresidentëve më të rinj në moshë në historinë e SHBA-ve
Republikani JD Vance vjen nga një familje e thjeshtë amerikane me prejardhje modeste. Ai u rrit në mes vështirësish ekonomike një qytet industrial të shtetit Ohajo. Më pas ai ndoqi studimet në një nga universitetet më të mira të vendit dhe tashmë merr detyrën e nënpresidentit, si një prej tre njerëzve më të rinj në moshë që kanë mbajtur këtë post në historinë amerikane. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti, i hedh një vështrim prejardhjes së tij.
17 Janar 2025, 20:06 -
-
Gjykata e Lartë në SHBA miraton ndalimin e TikTok! Vendimi hyn në fuqi më 19 janar
Gjykata Supreme amerikane ka konfirmuar ligjin që ndalon TikTok në SHBA nga 19 janari, duke refuzuar kërkesën e kompanisë për të hequr këtë normë në emër të lirisë së shprehjes. Kundër këtij ndalimi kishte shprehur mendimin edhe presidenti i zgjedhur Donald Trump, i cili ka bërë të ditur në një intervistë për CNN se kjo çështje do t’i takojë atij.
17 Janar 2025, 16:18 -
Trump zbulon telefonatën me Xi Jingping para inaugurimit: Folëm për tregtinë, fentanilin dhe TikTok! Do bëjmë gjithçka të mundur për një botë paqësore
Donald Trump zbuloi se ka patur një telefonatë "shumë të mirë" me presidentin kinez Xi Jinping, disa ditë para inaugurimit të tij si president i SHBA-së.
17 Janar 2025, 16:11 -
SHBA/ Bondi: Do të jem Prokurore e Përgjithshme e pavarur
Senati zhvilloi për dy ditë me radhë seanca dëgjimore për zonjën Pamela Bondi, e emëruara e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për postin e Prokurores së Përgjithshme. Ajo u përball me pyetjet e senatorëve amerikanë. Kronika në vijim e korrespondentes së Zërit të Amerikës Katherine Gypson sjell qëndrimet e analistëve dhe dëshmitarëve gjatë seancës së konfirmimit në Senat mbi karakterin dhe integritetin e saj për të shërbyer në një nga postet më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara.
17 Janar 2025, 16:03 -