-
Ura e Manastirit të Zvërnecit drejt shembjes, prifti: Është problem, kisha s'ka kompetencë të ndërhyjë
Ura me dërrasa e Manastirit të Zvërnecit ku kalojnë me qindra turistë ka pësuar dëmtime të shumta pasi Bashkia e Vlorës nuk e mirëmban prej vitesh. I revoltuar, At Jani Tereziu tha se bashkia ka injoruar të gjitha kërkesat e kishës ortodokse, perfshirë rikonstruksionin e urës, rrjetin e ujit te pijshëm dhe tualetet publike, te cilat mungojnë në manastir.
20 Tetor, 17:38
