-
Merrnin para dy herë për operacionet e syve, arrestohet në Maqedoninë e Veriut pronari i 'Sante Plus' Bilal Kara! Në Shqipëri iu sekuestrua klinika 3 mln euro për evazion fiskal
Një skemë mashtrimi me operacionet e syve, ku pacientët paguanin nga xhepi për shërbime që mbuloheshin edhe nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, është zbuluar në Maqedoninë e Veriut. Mes tetë të arrestuarve është edhe Bilal Kara, pronari i spitalit privat “Sante Plus”, i cili kërkohej me urdhër arresti nga Shqipëria që prej vitit të kaluar.
30 Tetor, 11:34 -
1 mln € evazion fiskal/ Sekuestrohet klinika 'Medicare' me vlerë 3 mln euro, u ‘fundos’ nga portugezi
Pak kohë pasi dëshmia e një pacienti portugez, nxori në dritë skandalin me Spitalin Medicare, i cili përdorte ilaçe të skaduara dhe s’paguante sigurimet e punonjësve, godina e spitalit me vlerë 3 milionë € është sekuestruar. Medicare ka funksionuar në mënyrë tërësisht të jashtëligjshme, me një evazion 1 milion euro dhe duke rrezikuar shëndetin e pacientëve.
28 Tetor 2025, 10:48