-
SHBA/ Pezullohet Lotaria Amerikane pas sulmit me armë në Universitetin Brown! Vendimi prek edhe Shqipërinë
Presidenti Donald Trump ka pezulluar programin e lotarisë për green card, që kishte mundësuar hyrjen e të dyshuarit në Shtetet e Bashkuara. “Ky individ i tmerrshëm nuk duhej të kishte ardhur kurrë në vendin tonë”, deklaroi në rrjetin X sekretarja e Sigurisë së Brendshme, Kristi Noem. Ky program vizash ofron çdo vit deri në 50 mijë green card përmes lotarisë. Në vitin 2025, gati 20 milionë persona aplikuan dhe 131 mijë u përzgjodhën.
19 Dhjetor, 10:02
