-
Tragjedia e Crans Montanës, ndalohen mjetet piroteknike në disa kantone të Zvicrës/ Parashikohet dëmshpërblim emergjent për të lënduarit
Kantoni zviceran i Valais-it ka ndaluar pajisjet piroteknike në të gjitha ambientet publike të mbyllura. Kantoni i Gjenevës gjithashtu njoftoi një ndalim të mjeteve piroteknike në ambientet e mbyllura, vetëm disa ditë pasi Vaud u bë rajoni i parë nga 26 kantonet e Zvicrës që mori një vendim të tillë. Dëmshpërblim emergjent konsiston në 10,000 franga (12,500 dollarë), ndërsa po krijohet edhe një fond për mbledhjen e donacioneve.
14 Janar, 20:08
