-
E mori rrjedha e përroit pas aksidentit në Klos, ministri Vengu: U gjet një kartë identiteti, nuk do ndalim operacionin për gjetjen e 30-vjeçarit (VIDEO)
Kërkimet për 30-vjeçarin Jurgen Karaj janë zhvilluar pa ndërprerje për 26 ditë rresht në shtratin e lumit dhe zonat përreth, por ende nuk ka ndonjë shenjë që të çojë në gjetjen e tij. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha se operacioni do të vijojë deri në arritjen e qëllimit. Ai tha po ashtu se ditën e sotme është gjetur një kartë identiteti, që dyshohet se është e të atit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, të cilën i ndjeri mund ta ketë pasur me vete.
5 Shkurt, 16:07 -
E mori rrjedha e përroit pas aksidentit në Klos, Forcat e Sigurisë së Kosovës kërkime me dron për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit
E gjithë vija lumore e lumit të Matit është kontrolluar disa herë, por pa mundur të gjejnë trupin e 30 vjeçarit apo ndonjë gjurmë të tijën. Sakaq, kërkime po bëhen edhe në basenin ujor të liqenit të Ulzës
4 Shkurt, 12:03 -
U mbyt në lumin Mat, 30-vjeçari i zhdukur prej 3 javësh! Forcat Speciale të Kosovës vijnë për kërkimet, vëllai i viktimës: Dua të gjendet trupi, të ketë një varr! (VIDEO)
Forca e Sigurisë së Kosovës i është bashkuar sot ushtrisë shqiptare në operacionin e kërkim-shpëtimit për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili u mbyt tre javë më parë në lumin Mat. Pas dështimit të kërkimeve të deritanishme, autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmë nga Kosova, e cila ka vënë në dispozicion 11 efektive me mjete më të specializuara për kërkime nënujore.
29 Janar, 12:50 -
-
Dyshohet se e mori rrjedha e përroit pas aksidentit në Klos, vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Jurgen Karaj
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e një përroi, pas një aksidenti automobilistik në fshatin Dars të Klosit.
16 Janar, 12:42
