Pas 29 ditësh kërkime është gjetur sot në liqenin e Ulzës, pranë fshatit Urakë trupi i pajetë i të riut Jurgen Karaj, i cili rezultonte i zhdukur që prej 10 janarit në Klos.
Operacioni i kërkim-shpëtimit u zhvillua në lumin Mat dhe përfshiu 82 efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, si edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës. Gjatë kërkimeve u përdorën edhe dronë nënujorë.
Jurgen Karaj, nga fshati Fullqet i Klosit, humbi jetën mbrëmjen e 10 janarit në një aksident rrugor. Ai ishte pasagjer në automjetin që drejtohej nga shoku i tij, Andi Losha, I cili u arrestua nga policia pasi dyshohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe nuk i dha ndihmë 30-vjecarit.
Makina ra fillimisht në përroin e Darsit dhe më pas përfundoi në lumin Mat, duke u zhvendosur deri në liqen.
“Gjatë operacionit të pandërprerë të kërkimit për gjetjen e shtetasit J. K., në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lumin e fshatit Urakë, u gjet një trup i pajetë, i cili dyshohet se i përket shtetasit J. K., 30 vjeç, i cili më datë 10 janar 2026 u mor nga rrjedha e përroit të fshatit Dars.
Në operacionin e kërkimit u angazhuan polumbarët e RENEA-s, Forca Kombëtare e Sigurisë, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forcat e Armatosura të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcat Speciale të Kosovës, si dhe forca vullnetare dhe familjarë.
Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të identitetit dhe shkaqeve të humbjes së jetës”, njoftoi sot policia.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Shkurt, 21:54
Rama shkarkon Ballukun dhe bën 7 ndryshime në qeveri, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
69.7%
-
Të gabuar
12.8%
-
Nuk kam mendim
17.5%
Vota total: 1822
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Fundoset’ Unaza e Burrelit! 960 metra rreth 1.3 mln €! Banorët ngrenë supet: Këtu toka rrëshqet nga 2010-a (Por përse investon ARRSH?)
26 Shkurt, 13:05
-
Plas sherri me sende të forta në Burrel, dy persona shpallen në kërkim
26 Shkurt, 12:47
-
Pamje mahnitëse nga Parku Natyror 'Liqeni i Ulzës', Rama: Destinacion i preferuar për vizitorët
23 Shkurt, 14:04
-
Furnizoi ‘Benzin’ me naftë dhe u largua pa paguar duke rrezikuar jetën e punonjësit të karburantit, arrestohet 28-vjeçari në Bulqizë (VIDEO)
22 Shkurt, 09:23
-
Shirat dhe ujërat nëntokësore dëmtojnë Rrugën e Arbrit, rrëshqitje gurësh në segmentin Bulqizë–Qafë Buall
18 Shkurt, 16:33
-
Mat/ Në gjendje të dehur në timon dhe me pushkë, arrestohet 46-vjeçari (VIDEO)
14 Shkurt, 10:18
-
Klos/ Humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit, 41 vjeçari përplaset me barrierat mbrojtëse të urës së Vashës
12 Shkurt, 10:56
-
Bulqizë/ Dhunoi fizikisht 51-vjeçarin dhe i dëmtoi makinën, arrestohet i riu! Në kërkim prej një viti! (EMRI+VIDEO)
11 Shkurt, 13:47
-
Gjetja e trupit të 30-vjeçarit në liqenin e Ulzës, dekorohen me medalje pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës
9 Shkurt, 11:05
-
Aksident i dyfishtë në rrugën e Arbrit, makina ndahet në dy pjesë pas përplasjes me kamionin! 3 të plagosur (VIDEO)
6 Shkurt, 12:53
-
E mori rrjedha e përroit pas aksidentit në Klos, ministri Vengu: U gjet një kartë identiteti, nuk do ndalim operacionin për gjetjen e 30-vjeçarit (VIDEO)
5 Shkurt, 16:01
-
E mori rrjedha e përroit pas aksidentit në Klos, Forcat e Sigurisë së Kosovës kërkime me dron për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit
4 Shkurt, 11:59