-
Shqipëria në Bordin e Paqes, Rama: Nuk do paguajmë 1 miliard euro dhe as palestinezët nuk do vijnë në vendin tonë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ftesën zyrtare që Trump i ka bërë Shqipërisë për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, strukturë kjo që do të shërbejë si qeveri tranzitore për të
18 Janar, 11:35 -
-
Bloomberg: Trump kërkon që vendet të paguajnë 1 miliard dollarë nëse duan të jenë anëtare të përhershme në Bordin e Paqes për Gazën
Sipas Bloomberg, disa vende evropiane janë ftuar të bashkohen me bordin e paqes. Drafti duket se sugjeron se vetë Trump do të kontrollonte fondet, diçka që do të konsiderohej e papranueshme për shumicën e vendeve që potencialisht mund t’i bashkoheshin bordit.
18 Janar, 09:21 -
Shqipëria në Bordin e Paqes për administrimin e Gazës/ Rama publikon ftesën e Trump dhe rrëzon pretendimet në media: S’do paguajmë 1 mld € për të qenë pjesë, jo palestinezë në vendin tonë
Kryeministri Edi Rama publikon ftesën e SHBA-së drejtuar Shqipërisë, për t’iu bashkuar Bordit të Paqes që do qeverisë Gazën pas përfundimit të luftës. Mandati i Tiranës zyrtare është 3-vjeçar dhe mund të rinovohet nga presidenti Donald Trump, pa patur nevojën të paguajë për këtë. Ndryshe është në rastin e shteteve që duan të fitojnë statusin e anëtarit të përhershëm në organizatë, gjë për të cilën duhet të kontribuojnë 1 miliard dollarë.
18 Janar, 08:14 -
Gaza/ Izraeli kundër bordit ekzekutiv të paqes nga SHBA, Netanjahu: Nuk u koordinua me ne, është kundër politikës sonë
Bordi i Paqes për Gazën, i ngritur nga SHBA, është kundërshtuar jo vetëm nga Izraeli, por edhe nga grupi militant palestinez Xhihadi Islamik, i cili pretendon se i shërben interesave izraelite.
18 Janar, 08:03 -
Trump fton Ramën, Shqipëria në Bordin e Paqes për administrimin e Gazës! Kreu i qeverisë: Nuk mund të jem më krenar se kaq për vendin
Shqipëria është pjesë e Bordit të Paqes që do të qeverisë Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës afro 2-vjeçare. Vetë presidenti Donald Trump ka ftuar personalisht kryeministrin Edi Rama të përfaqësojë vendin në këtë organizatë. Ndërsa Shqipëria fitoi një nderim historik, Sali Berisha mori përgjigje të qartë: Raportet e Qeverisë Shqiptare me Administratën Trump vijojnë të shkëlqyera.
17 Janar, 17:48
