-
U mbyt në lumin Mat, 30-vjeçari i zhdukur prej 3 javësh! Forcat Speciale të Kosovës vijnë për kërkimet, vëllai i viktimës: Dua të gjendet trupi, të ketë një varr! (VIDEO)
Forca e Sigurisë së Kosovës i është bashkuar sot ushtrisë shqiptare në operacionin e kërkim-shpëtimit për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili u mbyt tre javë më parë në lumin Mat. Pas dështimit të kërkimeve të deritanishme, autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmë nga Kosova, e cila ka vënë në dispozicion 11 efektive me mjete më të specializuara për kërkime nënujore.
29 Janar, 12:50
