-
Paraburgimi alarm në Shqipëri, KiE propozon: Për disa vepra të hiqet, vlerësim periodik dhe me prova! Gjykatat të argumentojnë ‘pse masa alternative s’vlen’
Kritere dhe kushte të vendosura qartë se kur duhet marrë një masë sigurie arrest me burg, ndryshime ligjore që përcaktojnë një numër veprash penale për të cilat nuk mund të vendoset paraburgimi, detyrimin e gjykatave që të shikojnë masat alternative si prioritare etj. Këto janë propozimet e para të bërë nga ekspertë ndërkombëtarë për të adresuar problematikën me shifrat e paraburgimit në vend.
3 Shkurt, 16:55 -
Debati për paraburgimet, ekspertët e huaj: Duhet të vendosim për tipologjinë e çështjeve që nuk do lejojmë më paraburgim
Magjistratë dhe ekspertë të huaj që do të japin kontributin e tyre në ndryshimet e kodit penal, kryesisht për çështjen e paraburgimeve sugjerojnë që të rishikohet tipologjia e veprave penale për të cilat një gjyqtar mund të vendosë një masë arresti. Në tryezën e thirrur nga Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari ekspertët ngjitën po nevojën e arsyetimit të këtyre masave nga gjyqtarët.
29 Janar, 18:50 -
'Shqipëria, me një nga përqindjet më të larta të paraburgimit në Europë, Lamallari: Të ndahemi nga politika e ashpër penale
Ministri Besfort Lamallari u shpreh se gjysma e të personave që ndodhen në paraburgim, nuk kanë vendim të formës së prerë. Lamallari shtoi se Kodi i Ri Penal do duhet të reflektojë marzhet e dënimit të zbatueshme në BE për të njëjtat vepra penale.
29 Janar, 16:04
