-
Skandali me 2 mjekët italianë te 'Trita'/ Ping-pongu institucional u lë terren mjekëve të huaj në hetim të punojnë në privat në Shqipëri
Pas denoncimeve nga Report Tv, Prokuroria e Tiranës sekuestroi dokumentet e praktikës mjekësore në spitalin privat 'Trita Hospital' lidhur me 2 mjekë italianë të punësuar aty, të cilët po hetohen edhe në Itali për vdekjen e 2 pacientëve pas ndërhyrjeve kirurgjikale, njëra në Romë e tjetra në Tiranë. Urdhri i Mjekut, që lëshon licencat, thotë se s'mund të veprojë për sa kohë drejtësia s'ka vendim të formës së prerë. Ministria e Shëndetësisë sqaron se bën inspektime për raste specifike kur ka denoncime
5 Mars, 15:16 -
Ekskluzive/ Dy mjekët e pezulluar në Itali për vdekje të pacientëve operojnë në Tiranë, pas denoncimit të Report Tv, Ministria e Shëndetësisë inspektim te Trita Hospital
Ministria e Shëndetësisë nis inspektimet në spitalin privat ‘Trita Hospital’ pas denoncimit të Report Tv, për dy mjekët italianë Andrea Formiga dhe Marco Procopio, të cilët ndonëse rezultojnë t&eum
5 Mars, 11:23 -
Ekskluzive/ Skandali i 2 kirurgëve të pezulluar në Itali që punojnë në Tiranë, Ministria pas denoncimit të Report Tv: Inspektim te ‘Trita Hospital’, licencimet i bën Urdhri i Mjekut
Kush i kontrollon 354 mjekët e huaj punojnë në Shqipëri? Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala thotë për Report Tv se licencimi i tyre bëhet nga Urdhri i Mjekut. Sala thotë se çdo spital privat ka detyrimin që të marrë mjekë të licencuar.
5 Mars, 10:09 -
Ekskluzive/ Skandal, 2 kirurgët e pezulluar në Itali për vdekje të pacientëve, në Tiranë operojnë në 'Trita Hospital'! Po kush i kontrollon 354 mjekët e huaj në Shqipëri?
Kirurgu Andrea Formiga po hetohet në Itali dhe në Shqipëri pasi një sipërmarrës italian ndërroi jetë në QSUT, 4 ditë pasi ngushtoi stomakun te spitali privat "Trita Hospital" në Tiranë në dhjetor 2025. Kirurgu plastik, Marco Procopio i cili gjithashtu punon te "Trita Hospital" hetohet për vrasje nga pakujdesia në Itali dhe i është pezulluar licenca për 1 vit, për vdekjen e pacientes së tij 22-vjeçare në Romë pas ndërhyrjes estetike në hundë. Në Shqipëri, 354 mjekë të huaj.
4 Mars, 21:21 -
Vdekja e biznesmenit italian në “Trita Hospital”, prokuroria e Tiranës nis hetimet! Sekuestrohen kartelat mjekësore, pritet autopsia
Çështja po hetohet nga prokurori Florian Boriçi. 55-vjeçari Massimo Ferro ndërroi jetë pas operacionit në stomak për humbje peshe, në klinikën private “Trita Hospital” në Tiranë. Paralelisht, hetime po zhvillohen edhe në Itali.
13 Shkurt, 11:20 -
Vdiq pas operacionit në Tiranë, trupit të biznesmenit italian i mungojnë disa organe! Mbetet pezull autopsia në Itali
Ndër organet që mungojnë është stomaku, i konsideruar i rëndësishëm për hetimet. Mjeku ligjor në Padova do të duhet të presë përfundimin e analizave nga kolegët e tij në Tiranë. Trupi i të ndjerit pritet t’u dorëzohet sot familjarëve për të kryer funeralin.
10 Shkurt, 17:23 -
E dyshuara e dytë për vdekjen e sipërmarrësit italian në Tiranë, çfarë e lidh dietologen Alessandra Freda me kirurgun
Alessandra Freda është dietologia që prokuroria e Padovës po heton si të dyshuar për vdekjen e biznesmenit italian në Tiranë, Massimo Ferro. Bashkë me të, edhe kiurgu italian Andrea Formiga është i dyshuar.Sipas pretendimeve të avokatëve, për ndërhyrjen e ngushtimit të stomakut që Ferro kreu në spita
7 Shkurt, 12:43 -
“Doktori i mrekullive”, kush është kirurgu italian që operoi biznesmenin që vdiq në Shqipëri! Ja në cilat klinika punonte
Andrea Formiga është kirurgu nën hetim nga prokuroria e Padovës në Itali, i cili operoi sipërmarrësin italian në një klinikë private në Shqipëri. Pacienti kreu ndërhyrjen për zvogëlimin e stomakut dhe më pas kaloi në arrest kardiak në klinikë dhe ndërroi jetë në QSUT, ku ishte dërgua
7 Shkurt, 11:55 -
Sipërmarrësi italian (me diabet) vdes në QSUT 4 ditë pas ngushtimit të stomakut te 'Trita Hospital' në Tiranë. Kirurgu i Milanos në hetim. Familja: Duam drejtësi
Massimo Ferro 54 vjeç ndërroi jetë më 22 dhjetor në QSUT. Ai pësoi temperaturë të lartë dhe arrest kardiak pas operacionit për ngushtimin e stomakut në klinikën "Trita Hospital" në Tiranë, nga kirurgu italian Andrea Formiga. Ai i sugjeroi pacientit, i cili vuante nga diabeti, ta kryenin ndërhyrjen jo në Milano ku kushton rreth 15 mijë euro, por klinikën private ku ai punonte në Tiranë, për vetëm 4.400 euro.
7 Shkurt, 11:18
