-
PAMJE ME DRON/ Qeparisi 500-vjeçar i Teqesë bën kërdinë! Rrëzohet nga erozioni dhe zë poshtë një shtëpi! Çifti i moshuar shpëton për mrekulli
Një shtëpi në Delvinë u shemb gjatë natës, pasi mbi të u rrëzua qeparisi 500 vjeçar. Çifti i moshuar Shehu ka shpëtuar për mrekulli por sot janë cati mbi kokë ndaj kërkojnë strehim. Ndërsa Bashkia e Delvinës thotë se është e pafuqishme për t’i dhënë zgjidhje situatës pasi erozioni ka prekur gjithë kodrën. Bashkia kërkon ndërhyrje nga Emergjencat Civile dhe ekspertizë të specializuar nga Gjeologjia.
18 Shkurt, 16:38
