-
Pas 10 ditësh kërkime, gjendet në ujërat e Osumit trupi i pajetë i 42-vjeçarit, dyshohet se u vetëhodh
Sipas familjarëve, Ilir Kurti ishte mbyllur prej muajsh në vetvete dhe po e vuante mjaft ndarjen nga djali, me të cilin nuk fliste prej 7-vitesh, pasi ish/bashkëshortja e tij e kishte marrë me vete në vendlindjen e saj, Rumani, kur ishte larguar nga Skrapari.
28 Shkurt, 11:05 -
Shpëtohet 22-vjeçari që u bllokua në Kanionet e Osumit, u fut vullnetar për gjetjen e një 42 -vjeçari të zhdukur
Sipas burimeve nga banorë të Skraparit, incidenti ndodhi gjatë lundrimit me kanoe, kur njëra prej gomoneve është përmbysur si pasojë e rrjedhës së fortë të lumit. 22-vjeçari ngeci mes shkëmbinjve në zonën e njohur si “Ngushtica e tretë”, në hyrje të një shpelle.
22 Shkurt, 07:34 -
I riu bllokohet në Kanionet e Osumit, u fut vullnetar për gjetjen e një 42 -vjeçari të zhdukur! Vijon operacioni i shpëtimit
22-vjeçari ka ngecur mes shkëmbinjve në zonën e njohur si “Ngushtica e tretë”, në hyrje të një shpelle, ku vijon prej orësh të qëndrojë në ujë në kushte tepër të vështira.
21 Shkurt, 22:10 -
Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
42-vjeçar nga qyteti i Skraparit, Ilir Kurti, dyshohet se i dha fund jetës mbrëmjen e djeshme, duke u vetëhedhur në lumë, në vendin e quajtur “Ura e Blezënkës”, në afërsi të Kanioneve të Osumit në Skrapar.
20 Shkurt, 18:46
