-
Muçi për 50 ditët e protestës: Maratonë dhe jo sprint! Do i pamundësojë qeverisjen Ramës, jepni dorëheqjen
Duke iu kujtuar deputetëve se një ditë më parë protesta para kryeministrisë përmbushi 50 ditë, Redi Muçi tha se ata e kanë kuptuar që është një maratonë. Duke marrë shkas nga Botërori, ai tha se të rinjtë kanë fituar “mbi shkelmat e ish-ëve”, gj&e
20 Korrik, 13:11 -
Zhupa: Interpelancat trajtohen me dy standarde! Te ‘Territorialja’ drafti gati, plani i punës s’ka mbaruar
Interpelancat po trajtohen me dy standarde, tha Ina Zhupa nga podiumi i parlamentit. Sipas saj, ministrat njoftohen për interpelancat dhe ato përshtaten sipas axhendës së tyre, ndërsa kur deputetët mungojnë, përfshihen që më pas të quhen të realizuara.“Sa herë që ne vendosim interpelanca,
20 Korrik, 12:57 -
Strazimiri për Marta Kos: Vjen këtu dhe puth në gushë Ramën
Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri solli në Kuvendi qëndrimet e Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos. Ai tha se edhe BE është kundër ligjit për zonat e mbrojtura.“Për projektin në Zvërnec mbrojtja e mjedisit është pjesë e kritereve të anëtarësimit në BE
20 Korrik, 12:52 -
Klosi-deputetëve të opozitës: Axhenda e shqiptarëve është integrimi, bëhuni pjesë!
Kundërshtimi i deputetëve të opozitës për koncertin e Kanye Ëest apo ligjit të investimeve strategjike, tregon arsyen e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit 2025, tha Blendi Klosi. Deputeti u tha se sot axhenda e shqiptarëve është integrimi në BE dhe e ftoi opozitës të bëhej pjesë e më pas t&eum
20 Korrik, 12:45 -
‘Vasali më i shpifur, armik i egër i procesit të integrimit’, Peleshi i ndërpret fjalën Berishës: Mos tejkaloni etikën, do të marr masa
Duke iu drejtuar kryeparlamentarit Niko Peleshi, Sali Berisha e quajti “vasalin më të shpifur të Edi Ramës” dhe “armik të egër” të Kushtetutës dhe procesit të integrimit. Gjuha e tij mori përgjigje nga kryetari i parlamentit që i ndërpreu fjalën dhe i tha të mos tejkalojë etikë
20 Korrik, 12:39 -
Tabaku: Kërkesat tona për shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike shkuan në vesh të shurdhër, s’ka integrim me dy standarde
Deputetja demokrate Jorida Tabaku kundërshtoi ndryshimin e rendit të ditës, ku më kërkes ëtë PS u hoq projektligji për “shoqëritë europiane”. Opozita u ankua se Kuvendi nuk fut në rend dite kërkesat e saj, për të diskutuar për protestën. Sipas Tabakut, nuk mund të ketë dy standarde për integrimin eu
20 Korrik, 12:38 -
PS kërkon ndryshimin e rendit të ditës, kundërshton Bardhi: Nuk shqyrtoni 4 pr.ligjet e opozitës, ca të nënës e ca të njerkës! Miratohet propozimi i Ballës
Taulant Balla kërkoi ndryshimin e rendit të ditës për heqjen e projektligjit “për shoqëritë europiane.”“Lidhet me negociatat, ka edhe disa projektligje të tjera që kanë të bëjnë me kapitullin e 17-të dhe do t’i diskutojmë të plota në
20 Korrik, 12:33 -
VIDEO/ Berisha rikthehet në Kuvend, tenton t’u 'fshihet' protestuesve! Hyn nga ana e rrethuar me barriera metalike
Edhe pse protestën e ka përkrahur, Sali Berisha nuk zgjodhi të kalonte mes protestuesve ‘të armatosur’ me vezë për të hyrë në parlament, pas vendimit për t’u rikthyer në seanca.Ai kaloi nga ana e pedonales, e cila është siguruar nga policia që ka vendosur edhe gardhe metalike.
20 Korrik, 12:20 -
Protestuesit 'personalizojnë' vezët me emrat e deputetëve para Kuvendit
Teksa deputetët e PS po shkonin drejt godinës së Kuvendit, makinat e disa prej tyre janë qëlluar me vezë.Madje protestuesit kanë shkruar mbi vezë edhe emrat e disa depuetetëve, mes tyre: Ulsi Manja, Besart Xhaferri, Lu&
20 Korrik, 12:17 -
Protestuesit qëllojnë me vezë makinën e Kumbaros dhe Çuçit
Protestuesit kanë gjuajtur me vezë makinën e ministres së Arsimit Mirela Kumbaros dhe atë të drejtuesit politik të qarkut të Vlorës Bledar Çuçit teksa po shkonin te Kuvendi.Një ditë më parë protestuesit deklaruan se do të ishte një protestë paqësore.
20 Korrik, 11:57 -
-
Kuvend/ Pasi deputetët i dolën kundër, Berisha ndërpret bojkotin! PD: Kërkesat e protestuesve ‘peng’ në Kuvend! PS: Dialog me flamingot dhe jo sorrat, ligj i ri për investimet strategjike
Brenda Kuvendit, protesta mori po ashtu vëmendjen e deputetëve. Pasi deputetët e tij i dolën kundër bojkotit, Berisha u detyrua të rikthehet në Kuvend. Deputetët e tij u shfaqën me të njëjtin qëndrim, për të shqyrtuar nismat ligjore të dorëzuara prej tyre që kanë të bëjnë me kërkesat e protestuesve. Por Taulant Balla, thotë se PS dialogon vetëm me qytetarët me shqetësime reale në protestë, dhe jo me ata që përfaqësojnë interesat e opozitës.
20 Korrik, 11:36 -
Policia sposton protestuesit te Kuvendi, i nxjerr jashtë rrethimit me gardh metalik
Policia ka spostuar protetsuesit dhe i ka nxjerrë jashtë një rrethimi me gardh metalik të vendosur te Kuvendi, i cili në 12:00 do të mblidhet në seancën e radhës plenare. Protestuesit janë spostuar pa bërë rezistencë.
20 Korrik, 10:37 -
Një grup qytetarësh në protestë para Kuvendit, qëllojnë me vezë makinat e deputetëve të PS! Bllokojnë të dyja anët e rrugës, Berishën dhe të tijtë i presin me thirrje kundër
Një grup i vogël protestuesish priti mbërritjen e deputetëve këtë të hënë duke qëlluar me vezë makinat e socialistëve, ndërsa demokratët, të prirë nga Sali Berisha, u pritën me ovacione. Edhe pse organizatorët kishin paralajmëruar një tubim simbolik, në protestë nuk munguan vezët e personalizuara me emrat e ligjvënësve ndërsa u shmangën përplasjet me policinë.
20 Korrik, 07:57