-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zhvilloi sot një takim me ambasadorin e ri të Prezencës së OSBE në Tiranë, Michel Tarran me të cilin bashkëbiseduan për mbështetjen e dhënë ndaj KQZ dhe rrugën në vijim
4 Qershor, 21:07 -
-
Vota e diasporës, Celibashi: Do jetë e pamundur për zgjedhjet e 2025 nëse s’bëhen ndryshimet këtë sesion! Kostoja për votë nga 20 deri në 50 euro
Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, kreu i KQZ-së tha se nuk mund të kemi votimin nga jashtë nëse Kuvendi nuk bën ndryshime deri në fund të këtij sesioni
30 Maj, 17:29 -
Vota e diasporës, Gjiknuri: I qëndrojmë variantit të votimit me postë
PS i qëndron votimit të diasporës me postë.Damian Gjiknuri në përfundim të mbledhjes së grupit të dialogut tha se ky është variant më I mundshëm.“Varianti më i mundshëm dhe potencial për tu parë mbetet variant klasik me postë dhe regjistrimi për
22 Maj, 20:19 -
Vota e diasporës, Propozimet e KQZ-së për grupin e Dialogut: Regjistrimi me aplikacion! Votimi disa ditë para datës së zgjedhjeve brenda vendit
KQZ merr përsipër ndërtimin e një sistemi online për të regjistruar shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë vendit në mënyrë që të votojnë në zgjedhjet e 2025. Para grupit të dialogut, Ilirjan Celibashi propozoi që votimi nga jashtë të bëhet disa ditë resht para datën së zgjedhjeve. Opozita dhe maxhoranca nuk i thanë as po as jo këtij drafti, por shprehën pikëpyetjet e tyre.
22 Maj, 11:57 -
Kuqezi apo partiak?! Kuvendi debat pa 'liderët' për takimin e Ramës në Athinë
Takimi i Ramës në Athinë nuk kaloi pa vëmendjen e seancës plenare. Deputetët e opozitës kërkuan transparencë për shpenzimet mbi këtë takim ndërsa deputeti Klosi njoftoi takimet e radhës me diasporën, i radhës, më 26 maj në Milano.
16 Maj, 17:28 -
Opozita e Bashkuar në Elbasan, Duka: Nuk është faji i opozitës që s'është garantuar vota e diasporës! Koalicione parazgjedhore
Pasditen e sotme në Elbasan Opozita e Bashkuar ka organizuar mbledhjen e shtabit organizativ të Qarkut Elbasan, ku morën pjesë shumica e liderëve të Partive të Djathta si edhe Partia e Lirisë, Partia Agrare Ambientaliste etj.
15 Maj, 12:44 -
‘Dritë në fund të tunelit’ për votën e diasporës! Grupi i dialogut dakordësi në parim! Celibashi: Votimi të kryhet nëpërmjet internetit ose me postë
Palët politike duket se po arrijnë progres sa i takon votës së diasporës. Në grupin e dialogut PS e opozita diskutuan me orë të tëra për mënyrën sesi emigrantët duhet të votojnë, ndërsa KQZ i sugjeroi votim me postë ose me internet por kërkoi që regjistrimi i emigrantëve të bëhet prej saj.
15 Maj, 13:56 -
Shabani: Nuk do bashkohemi me Bashën, por koalicion me Qorin dhe Lapajn! Korreshi: Rikthimi i koalicioneve, jetik për opozitën
Kryetari i Nismës Thurje Endri Shabani dhe deputeti demokrat Saimir Korreshi janë të mendimit se vota për diasporën duhet të realizohet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, tha se në takimin e Edi Ramës duhet të flitej për votën e diasporës. Sipas Shabanit, po votojnë të burgosurit dhe nuk po voton diasporës
13 Maj, 19:02 -
Mosrealizimi i votës së emigrantëve, PD kallëzon në SPAK Nikollën: Shpërdoroi detyrën, pengoi zbatimin e vendimit të Kushtetueses
Partia Demokratike përmes sekretarit të Përgjithshëm Enkelejd Alibeaj ka kallëzuar në SPAK kryetaren e Kuvendit Lindita Nikollën për pengim të ekzekutimit të vendimit të gjykatës kushtetuese dhe shpërdorim detyre sa i përket votës së diasporës.
10 Maj, 09:36 -
Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë si dhe nocioni ‘No Taxation without Rapresentation’
Historia e SHBA si shtet i pavarur fillon pikërisht me rebelimin e trembëdhjetë kolonive të reja që ishin krijuar në Kontinentin e Amerikës së Veriut duke kundërshtuar autoritetin e koronës britanike me motivimin se nuk i paguajmë taksat pa qenë të përfaqësuar!
4 Maj, 16:54 -
Basha tregon 4 prioritetet e PD dhe u bën thirrje shqiptarëve në Milano: Të bashkohemi përmes vlerave për të për të sjellë një qeveri europiane
Lulzim Basha në një takim me emigrantët shqiptarë në Lomabrdi, paraqiti 4 prioritetet e Partisë Demokratike. Nga listat e hapura, vota e emigrantëve, votimi dhe numërimi elektronik, si edhe Shqipëria 1 zonë zgjedhore, tha Basha se janë 4 synimet e PD për Reformën Zgjedhore. Nga Lombardia, Basha u bëri thirr
28 Prill, 19:12 -
Basha me shqiptarët në Lombardi: Kasta e vjetër politike komplot kundër votës së emigrantëve, ju shohin si rrezik
Kryedemokrati Lulim Basha ka nisur një tur me diasporën, ndërsa në takimin e parë u ndal në Lombardi të Italisë. Në këtë takim me emigrantët shqiptarë, kreu i PD e vendosi theksin tek vota e emigrantëve.
28 Prill, 19:03 -
Pas Diasporës edhe minoritetet ankohen për ‘Zgjedhoren’: Duam vende të garantuara në parlament
Pas diasporës që kërkon me ngulm votën e emigrantëve, edhe partitë minoritare janë skeptike për punën që po bën Komisioni për reformën zgjedhore, për të adresuar rekomandimet e OSBE-ODIHR.
18 Shkurt, 12:16 -
Diaspora letër Gjiknurit e Alibeajt: Të pakënaqur me Komisionin e Reformës Zgjedhoren, po injorohet vendimi i Kushtetueses për votën e emigrantëve
Diaspora shprehet e pakënaqur me punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore për të çuar përpara realizimin e votës e emigrantëve. Shoqata e diasporës “Për Shqipërinë e lirë” thotë se Kuvendi po injoron vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mundësuar votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, ndërsa bashkëkryetarëve i kërkon përfshirje në konsultimet e Komisionit.
13 Shkurt, 14:47 -
‘S'kemi regjistër të popullsisë në emigracion’, Basha i përgjigjet Ramës: Mashtrim, s’do që ta bëjë prandaj zvarrit Reformën Zgjedhore
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur kryesocialistit Edi Rama, pas deklaratës së tij në lidhje me votën e diasporës, i cili tha se nuk ka një regjistër të popullsisë në emigracion
8 Shkurt, 19:25 -
VIDEO/ Dje të fusnin 2 gishtat në sy, sot të ftojnë në kafe, batuta e Ramës për shkodranët në Luksemburg
Në mesin e pjesëtarëve të komunitetit shqiptar me të cilën Rama u takua sot në Luksemburg ishte dhe një Shkodran.Dhe nuk kishte si të mos kishte batuta.Ndër të tjera njëri ui kujtoi batutën me kafet borxh për shkodranët.Rama foli dhe për ndryshimin që është b&
8 Shkurt, 15:29 -
'S'kemi database të shqiptarëve jashtë!' Rama takon shqiptarët në Luksemburg, tregon pse s'mund të realizohet vota e emigrantëve
Kryeministri Edi Rama shprehu dëshirën që shqiptarët jashtë vendit të votojnë nw zgjedhjet në Shqipëri por mungesa e një database me të dhëna të sakta e bën të pamundur.
8 Shkurt, 14:50 -
Eduard Zaloshnja: Sa nga 1.6 milionë zgjedhësit në emigracion do të votonin, nëse do t’u jepej mundësia
Është statistikisht e pamundur të zhvillohet një sondazh përfaqësues për këta 1.6 milionë zgjedhës të shpërndarë në çdo cep të botës. Sidoqoftë, mund të përdoren indikatorë të tërthortë statistikorë për të bërë një vlerësim të përafërt se sa prej tyre do të votonin (nëse u jepet mundësia praktike që të votojnë atje ku jetojnë).
8 Shkurt, 10:07 -
A janë të intimiduar nga politika? Kryetarja e Gjykata Kushtetuese: Do kurajo të marrësh vendime që nuk janë popullore
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj e pyetur nëse janë të intimiduar nga politika, tha në konferencën për gazetarët se ata bëjnë përpjekjet maksimale për të punuar në mënyrë hermetike. Zaçaj u shpreh se do kurajo të marrësh vendime që nuk janë popull
5 Shkurt, 11:16 -
-
Nuk marrin 7 mln lekë, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese zbulon pagën e vërtetë: Shifrat s'i prodhuam ne por qeveria! Ne kërkuam rregullimin e hierarkisë
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçja sqaroi çështjen e rritjes së pagave. Kryetarja sqaroi se paga është caktuar nga qeveria ndërsa Gjykata sqaroi ka dorëzuar vetëm një propozim që kërkonte të korrigjonte hierarkinë e pagave.
5 Shkurt, 10:53 -
Çështja 'Beleri', kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Nuk ka kërkesë për përshpejtim të procesit për masën e sigurisë
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, në një konferencë për shtyp, ka folur mes të tjerash edhe në lidhje çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.E pyetur nëse është marrë në shqyrtim çështja, ajo u përgjigj se &c
5 Shkurt, 10:47 -
E paragjykuar se një grua drejton Gjykatën Kushtetuese? Holta Zaçaj: Nuk përbën risi, ndonjëherë ne punën dimë ta bëjmë më mirë
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj gjatë konferencës me gazetarët u ‘zhvesh’ nga kostumi i gjyqtares. E pyetur nëse është ndjerë e paragjykuar që një grua drejton një institucion kaq të rëndësishëm, Zaçaj tha se i vjen mirë, por tashmë ësht&eu
5 Shkurt, 10:39 -
-
Kryetarja e Kushtetueses mesazh politikës: Zbatimi i vendimeve tona është rruga e vetme! Vota emigrantëve detyrim ligjor
Rruga e vetme është zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ku është mesazhi që tha kryetarja e Gjykatës Kushtetuese për politikën. Në bilancin e vitit 2023, Zaçaj tha kanë 353 vendime, 70 prej tyre ishin përfundimtare. Ajo theksoi se buxheti është i pamjaftueshëm për këtë institucion të drejtësisë.
5 Shkurt, 10:21 -
'Kushtetuesja' i dha dritën jeshile marrëveshjes me Italinë për emigrantët, deputeti i PS zbulon kur do jetë gati qendra e strehimit në Gjadër
Deputeti socialist, Etjen Xhafaj duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i hapi rrugë marrëveshjes me Italinë për emigrantët, tha se qendra e strehimit në Gjadër të Lezhës do të jetë gati brenda 6 mujorit të parë të vitit.Në një lidhje skype për emisionin &l
30 Janar, 18:01 -
Reforma Zgjedhore, Xhafaj thirrje opozitës: Të diskutojmë! I domosdoshëm garantimi i votës për emigrantët, ua kemi borxh
Në një lidhje skype për “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, deputeti socialist Etjen Xhafa tha se duhet të ketë diskutime të gjera për Reformën Zgjedhore për të bërë të mundur përfaqësimin edhe të emigrantëve shqiptarë, gjë që e konsideroi një domosdoshmëri.
30 Janar, 17:41 -
'Berisha nuk ekziston', Celibashi letër partive për reformën zgjedhore: Adresoni ‘herësin’ e votën e emigrantëve! Përgjigje brenda shkurtit nëse zgjerohet votimi elektronik
Në nisje të sesionit të ri parlamentar, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i kërkon partive politike të hedhin hapa për Reformën Zgjedhore. Celibashi u sjell në vëmendje vendimet e Gjykatës Kushtetuese për herësin dhe votën e emigrantëve ndërsa u kërkon të sqarojnë nëse është vullneti dhe mundësia financiare për zgjerimin e votimit elektronik.
15 Janar, 14:00 -
Projektligji i 'Diasporës për Shqipërinë e Lirë' për votën e emigrantëve mbërrin në Kuvend, 7 deputetë të opozitës firmosin draftin (EMRAT)
Shtatë deputetë të opozitës kanë propozuar Kuvendit të Shqipërisë nisjen e procedurave parlamentare për shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit për votën e emigrantëve.
11 Dhjetor 2023, 14:31 -
Samiti III i Diasporës është një nismë e nevojshme, dobishme dhe e drejtë për interesin kombëtar!
Shqipëria nuk është pronë politike e askujt, por është Atdheut i çdo shqiptari, pavarësisht se ku ka lindur dhe ku ka zgjedhur të jetoj! Kush e trajton Shqipërinë mbi interesa apo pasione politike nuk i shërben interesit kombëtar, por interesave të ngushta! Shteti identifikohet me institucionet dhe nuk është pronë e një filozofie politike apo e një grupimi politik.
21 Nëntor 2023, 16:39 -
Vota e emigrantëve, Celibashi: Partitë politike dhe Kuvendi duhet të vendosin tani! Urdhri i Gjykatës Kushtetuese duhet zbatuar menjëherë
Në një konferencë për mediat, kryekomsioneri Ilirjan Celibashi tha sot se partitë politike dhe Kuvendi duhet të zbatojnë urdhrin e Gjykatës Kushtetuese që urdhëroi politikën në dhjetor të vitit të kaluar që të garantojë ndryshimet ligjore në mënyrë që të bëhet i mundur votimi i emigrantëve
3 Nëntor 2023, 11:44 -
Emigrantët kërkojnë të votojnë, diaspora prezanton draftin për ndryshimin e Kodit Zgjedhor
Për të bërë të mundur votën e emigrantëve, Diaspora për Shqipërinë e Lirë prezantoi një draft me disa ndryshime në kodin zgjedhor, për të cilën deklaruan se modeli ku janë bazuar është gjerman
8 Shtator 2023, 18:36 -
-
Vota e emigrantëve, Kuvendi duhet të votojë aktet nënligjore në 2023-in! Celibashi: KQZ gati! Krashi: Diaspora voton në zgjedhjet e 2025-s
Brenda vitit 2023 kuvendi duhet të votojë aktet nënligjore që i japin përfundimisht mundësi emigrantëve shqiptarë të votojnë. Votimi elektronik, në përfaqësitë diplomatike dhe me postë janë opsionet që ligjvënësit kanë në tryezë për të zgjedhur, ndërsa ka optimizëm se ky proces do të jetë i mundur në 2025.
30 Dhjetor 2022, 16:13 -
Emigrantët fituan të drejtën e votës, kreu i Lëvizjes së Diasporës: Do ndryshojmë mënyrën sesi politikanët do të sillen në fushatë! S'duam vende të caktuara në Kuvend
Florian Haçkaj, nga lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë në një intervistë për Report Tv thotë se vota e emigrantëve do të ndryshojë mënyrën se si do të bëhet fushatë në Shqipëri
30 Dhjetor 2022, 11:24 -
Ylli Pata: Pse opozita heziton të miratojë votën e diasporës?
Të paktën me zë, mazhoranca e ka mbështetur votën e shqiptarëve jashtë vendit, kurse opozita sa herë është dhënë rasti ka shprehur kundërshtimin, duke deklaruar se nuk ka garanci të votës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me zërin e Ilirian Celibashit, e hapi sërish këtë çështje, por bëri të ditur se ajo do shtyhej përpara, vetëm nëse ka një akord politik nga forcat politike që marrin pjesë në zgjedhje.
27 Dhjetor 2022, 17:48 -
Diaspora duhet parë ndryshe
Diaspora më parë ka qenë një çështje e lënë në harresë, sepse politika nuk kishte interes për të, por është përdorur vetëm për imazh ose për kontakte të natyrës personale mes disa politikanëve për çështje të veçanta! Kjo ka shërbyer herë pas here edhe si një makijazh për imazhin sa herë ka pasur kriza
19 Dhjetor 2022, 20:52 -
‘Kushtetuesja’ kërkoi që të votojë diaspora, Celibashi-politikës: Procesi të nisë sa më shpejt, të përcaktohen kriteret dhe mënyra e votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka ende të qartë se si do të realizohet vota e diasporës, por thirrja e Ilirjan Celibashit është që votimi të realizohet në zgjedhjet parlamentare 2025. Celibashi tha në Kuvend se duhet përcaktuar kriteri i kohës së qëndrimit të emigrantëve jashtë vendit, mënyra e votimit, si dhe vendi ku do të ushtrohet kjo e drejtë.
16 Dhjetor 2022, 14:23 -
'Kushtetuesja' urdhër politikës që të votojnë emigrantët, PD e Berishës: E drejta e diasporës për të votuar, instrument që largon Ramën
PD e Sali Berishës ka reaguar pas urdhrit të Gjykatës Kushtetuese që i kërkon politikës që të garantojë votën e emigrantëve nga viti i ardhshëm në zgjedhjet parlamentare. Në një deklaratë për mediat, sekretari për Diasporën dhe Organizimin me Jashtë, Indrit Hoxha e ka cilësuar si një lajm të rëndësishëm.
10 Dhjetor 2022, 15:05