Balla takim me shqiptarët që jetojnë në Londër: Detyrim i politikës të garantojë votën e emigrantëve në 2021

Gjatë vizitës së tij në Londër, Britani e Madhe, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Alket Hyseni dhe kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra në kuadër të aksionit të ndërmarrë nga socialistët “E gjithë vëmendja për Ju”, zhvilloi një takim me shqiptarë që jetojnë e punojnë në zonën veriore të Londrës. 

Në fjalën e tij Balla tha se është detyrim i klasës politike shqiptare që për zgjedhjet politike të 2021 të garantojë votën e shqiptarëve që jetojnë jashte territorit.

Është detyrim i klasës politike shqiptare që për zgjedhjet politike te 2021 të garantojë që edhe ju që jetoni e punoni këtu në Londër, Britani apo kudo jashtë Shqiperisë të keni mundësi të votoni. Unë besoj që Paketa aktuale e Reformës Zgjedhore, e cila permbledh rekomandimet e OSBE/ODIHR në 3 raportet e fundit do të miratohet para krishtlindjeve, sepse siç e dini zgjedhjet vendore janë dekretuar tashmë me 30 qershor. Faza tjetër pas përfundimit të rregjistrimit të shqiptarëve jashtë territorit duhet të jenë ndryshimet ligjore për ti hapur rrugë votimit tuaj në vitin 2021.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elbasonci: 01/12/2018 01:25

    Takin me shqipetaret ne Londer ? E cuditeshme nuk kishte ndonje emigrant qe ta gjuante Me kepuce kete dallkaukun e PS Qe kur flet palla cdo njeriu I vjen Per te vjedhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU