-
Vrasja e Ferdinant Hotit në Itali, arrestohen një shqiptar dhe e dashura e tij për drogë! Hetohet lidhja me ekzekutimin e 35-vjeçarit
Për vrasjen e shqiptarit Ferdinant Hoti në Itali, hetuesit po shqyrtojnë edhe pistën e një konflikti të mundshëm për trafikun e drogës. Kjo pistë ka dalë pas një operacioni antidrogë që çoi në arrestimin e Eris Makajt dhe të dashurës së tij. Karabinierët sekuestruan 800 gramë hashash, rreth 200 gramë kokainë dhe 2 mijë euro.
21 Shtator, 13:44 -
Report Tv siguron foton e të riut nga Lezha që u ekzekutua në Itali, trupi i pajetë u gjet brenda një automjeti të hedhur në lumë
Mediat italiane raportojnë se Hoti është ekzekutuar me një plumb në kokë, ndërsa dyshohet se krimi mund të jetë kryer në provincën e Venecias, ku ai jetonte.
18 Shtator, 20:12 -
I riu shqiptar u ekzekutua me një plumb në kokë në Itali, 200 kamera po analizohen për të zbuluar autorët! Pistë e re e hakmarrja, hetohet lidhja me një atentat
Hetuesit dyshojnë se Ferdinant Hoti është vrarë në një tjetër vend dhe më pas trupi është transportuar drejt lumit Tergola. Karabinierët po kontrollojnë edhe antenat telefonike, ndërsa verifikohet nëse krimi lidhet me një atentat të ndodhur në korrik në Mirano, ku një shqiptar mbeti i plagosur.
10 Shtator, 12:44 -
Prishja e pazareve të drogës/ Ekzekutohet i riu shqiptar në Itali, gjendet me duar të lidhura në një qese të zezë! Autorët hodhën makinën me trupin e pajetë në lumë (EMRI)
35-vjeçari Ferdinant Hoti ishte qëlluar nga afër dhe kishte ndërruar jetë para se autorët të hidhnin makinën me trupin e pajetë në ujë. Karabinierët po analizojnë kamerat e sigurisë dhe dyshojnë se autorët e kishin studiuar më parë zonën ku tentuan të zhdukin trupin.
9 Shtator, 14:07