-
U kap me 38.3 kilogramë kokainë në makinë, 4 vite dënim për violinistin shqiptar në Francë, 1 vit do ta shlyejë me kusht! Gjobitet me 1.1 mln € (EMRI)
Violinisti shqiptar Beng Bakalli është dënuar me 3 vite burg në Francë, 1 me liri me kusht dhe me 1.1 milion euro gjobë për trafik kokaine. Gjoba korrespondon me vlerën e ngarkesës së 38.3 kilogramëve kokainë që iu sekuestruan në arrestimin e tij në gusht të këtij viti. Prokuroria kishte kërkuar gjashtë vjet burg.
12 Tetor, 11:29